Kryeministri kroat: Do të lobojmë te
shtetet e BE-së që të njohin Kosovën
Takimet e sotme bilaterale në Kroaci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i përfundoi me kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Ai i ka premtuar Thaçit, se do të lobojë edhe personalisht për njohje te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, sepse BE është rruga e duhur për të gjithë.
Takimet e sotme bilaterale në Kroaci, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i përfundoi me kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Kryeministri Milanoviç i ka premtuar Thaçit, se do të lobojë edhe personalisht për njohje te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, sepse BE është rruga e duhur për të gjithë.
"E njohim procesin integrues nëpër të cilin është duke kaluar Kosova dhe si shtete mike që jemi, mund të llogarisni për gjithçka në përkrahjen tonë. Na keni në dispozicion për çdo gjë. Unë edhe personalisht do të angazhohem me lobim te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën", ka thënë Milanoviq.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kosovarët dhe kroatët ishin miq edhe para se të kishin shtete.
"Bashkëpunimi ndërmjet kosovarëve dhe kroatëve daton para shumë dekadash. Popujt tanë ishin miq para se të kishim shtete dhe këtë miqësi, këtë bashkëpunim që kemi kultivuar me vite të tëra, jemi të përkushtuar që ta bartim edhe në ekonomi dhe tregti. Kosova mirëpret investimet kroate dhe ne jemi duke ndërmarr të gjitha masat që të forcojmë lidhjet ekonomike e tregtare në mes vendeve tona", ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi, duke shtuar se shumë shpejt do të konkretizohet edhe marrëveshja për shmangien e taksimit të dyfishtë me Kroacinë.
Milanoviç dhe Thaçi, janë zotuar për rritjen e bashkëpunimit në formalizimin e marrëveshjeve që do të nxisnin bashkëpunimin ekonomik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.5%
-
Më keq
44.4%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime
4 Gusht, 16:05
-
Kartat e skaduara ID, ministri Balla i paralajmëroi qytetarët e Himarës që prej 22 Korrikut për aplikimin, ja prova
4 Gusht, 15:57
-
Ksamil, kishte dalë për lundrim me kanoe, 38-vjeçari gjendet pa jetë në mes të shkëmbinjve
4 Gusht, 15:55
-
Vokshi denoncon: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime, nuk asgjësohen 6,6 tonë mbetje të grumbulluara
4 Gusht, 15:29
-
Kronologjia/ Si nisi konflikti që përfundoi me grushta në Pejë dhe pse po tentohet të dëmtohet Noizy edhe pse nuk ka prova?
4 Gusht, 15:28
-
Dhjetra arrestime në Britani në protesta të dhunshme, pas vrasjes së tre vajzave
4 Gusht, 15:24
-
Në Shqipëri qarkullojnë 395 mld lekë jashtë bankave, shënohet tjetër rekord historik
4 Gusht, 15:17
-
Zjarr i qëllimshëm në fshatin Konisbaltë të Dimalit, digjen hektarë me pisha e shkurre, edhe ushtria në aksion
4 Gusht, 15:17
-
Shkoi për të votuar, qytetarja humb ndjenjat në qendrën e votimit në Himarë
4 Gusht, 15:11
-
Pjesëmarrja në zgjedhjet e Himarës deri në orën 14:00 shkon në 28,28%, kanë votuar 6526 zgjedhës
4 Gusht, 15:04
-
‘Festa e Lakrorit’ bën bashkë korçarët në Polenë! Një ditë për promovimin e kulinarisë së pasur
4 Gusht, 15:02
-
Soni Malaj shfaqet në super formë, pozon me bikini
4 Gusht, 14:59