Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
Aktiviteti për prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të krimeve
Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, ka thënë se dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat në Kosovë.
Ai në prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se institucionet po krijojnë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin e të vërtetës nga Serbia.
Kreu qeveritar, akuzoi estabilishmentin aktual të Serbisë për glorifikim të dhunës dhe mohim të gjenocidit në Kosovë. Madje sipas tij, të njëjtit po ringjallin ambiciet hegjemoniste të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Kurti bëri të ditur se instituti gjatë këtij viti ka grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivorë dhe 15 terabajtë material digjital, video, audio e foto, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se përkundër vështirësive të shfaqura janë grumbulluar dëshmitë për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. Ai shtoi se prioritet kryesor në vitin 2025 është funksionalizimi i plotë i këtij institucioni si dhe grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit.
Në tryezën e prezantimit të këtij raporti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. Pas fjalimit të kryeministrit Kurti dhe drejtorit Hetemi, takimi u mbyll për media.
Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është themeluar në nëntor të vitit 2023./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë
6 Janar, 17:06
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar, 16:26
-
Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
6 Janar, 15:36
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
5 Janar, 16:10
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Kosova detyrohet të paguajë Behgjet Pacollin çështjen e hotelit ‘Grand’, biznesmeni fiton në Arbitrazh
5 Janar, 07:28
-
NYT: Një lëvizje drejt krishtërimit në një tokë myslimane
4 Janar, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit
4 Janar, 16:10
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05