Kryeministri Kurti: Evropa dhe mbarë bota demokratike kanë nevojë për fitoren e Ukrainës

Kryeministri Kurti: Evropa dhe mbarë bota demokratike kanë nevojë për fitoren e Ukrainës

Kryeministri i Kosovës në një intervistë të dhënë ditën e sotme, ka folur në lidhje me luftën Ukrainë - Rusi. Ai u shpreh se Evropa dhe mbarë bota demokratike kanë nevojë për fitoren e Ukrainës.

"Ne ndjekim ngjarjet në Ukrainë sepse jemi të tmerruar nga agresioni ushtarak i paligjshëm, i paprovokuar, i pajustifikuar dhe pushtimi i Ukrainës. Ne ndjekim Ukrainën sepse duam që Ukraina të fitojë. Dhe fitorja për Ukrainën do të thotë çlirim i të gjithë territorit të saj, paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj, sovranitet shtetëror dhe të drejta të njeriut për të gjithë. Ukraina është një vend demokratik dhe lufta e Ukrainës është lufta për demokraci me të cilën ne identifikohemi. Së pari, kur lufta filloi në Ukrainë, të gjitha kujtimet nga e kaluara u kthyen në mendjet dhe shpirtrat tanë. Pra, ishte shumë e vështirë edhe për popullin e Kosovës të shikonte atë marshimin terrorist kriminal të agresionit ndaj Ukrainës që kishin përjetuar njëjtë në vitet 1998-1999", tha ai.

Kurti u shpreh se e ka takuar presidentin Zelensky gjatë darkës me liderët e tjerë ballkanikë në Athinë.

"Pata mundësinë të darkoja me Presidentin Zelensky dhe liderë të tjerë ballkanikë në Athinë. Nuk kam pasur një takim të veçantë me të. Para kësaj pata një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba. E takova edhe gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sërish me liderë të tjerë ballkanikë. Nuk kemi pasur një takim të veçantë", tha ai. /Kosovapress.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!

Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!