Kryeministri Kurti i nënshtrohet testit për koronavirus, rezulton negativ

Kryeministri Kurti i nënshtrohet testit për koronavirus, rezulton negativ

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me stafin e tij, u janë nënshtruar testimeve për të parë nëse janë të infektuar me virusin Caovid-19. Mostrat e të gjithë stafit kanë dalë negative.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka bërë të ditur se analizat janë kryer duke pasur parasysh faktin se Kurti dhe stafi i tij kanë takime të shumta dhe kontakte me njerëz të ndryshëm.

“Duke pasur parasysh natyrën e punës së Kryeministrit dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit (pa përjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave”, ka thënë Kryeziu.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë