Kryeministri Kurti-Ministrave: Karriget i kemi por më shumë do të rrijmë në këmbë

Kryeministri Kurti-Ministrave: Karriget i kemi por më shumë do të rrijmë në këmbë

Albin Kurti ka marrë sot detyrën si Kryeministër si dhe ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit.

Kryeministri Albin Kurti pasi uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve.

“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri tha se anëtarët e kabinetit nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shtoi gjithashtu se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.

“Nuk mund të pushojmë deri sa ta shpërblejmë besimin e tyre, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim dhe me përkushtim maksimal. Karriget i kemi por jam i bindur se më shumë do të rrijmë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin, programi ynë është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin e dalë nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje. Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij e Ministri i Shëndetësisë me mjekët dhe me pacientët, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg por të zbresin poshtë sa më afër te qytetari. Mandati mund të jetë edhe privilegj por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar”, tha Kurti

Kurti shtoi se sukseset dhe dështimet e kësaj qeverie janë të përbashkëta dhe jo personale.

“Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi qeveria e Republikës së Kosovës, dera ime është e hapur për çdo ditë në çdo orë dhe çdo minutë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa zbatimi i programit. Mos të harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë me të cilën qytetarët e shohin vet veten”, përfundoi Kurti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 04/02/2020 16:05

    Kjo Qeveri premtuese per ndryshime, me ne fund u zgjodh.Por, cfare ndryshime do ndodhin?!Fillimi dukshem per ndryshime me ere e ngjyre negative,Albini I bente bisht marrjes se mandatit nga Hashim Thaci,Te cilit I hakmerret me mosdregim te ftese per mbvledhjen solemnte te Kuvendit me 03.02,2020. Tani Albinit nuk pranon t'ia dorezoje detyren Remushi. Vjosa me te hyre ne zyre, hoqi foton e Predidnteit Thaci,keshtu vepruna edhe disa ministra e zyrtare te tjere te "ndryshiomeve"Kjo Qeveri,po i rikthen perplasjet politike,ne nivelin e viteve te pasluftes ne Kosove.Po angazhohet maksimalisht te thellon urrejtjen ndaj faktorit te Luftes dhe UCK,Kjo Qeveri siduket, ka program te thellimit te shemtise se percarje ndershqiptare.Populli thot" me leht eshte me fitu,se me ruajte".Mos ndodhte kjo qe shenova!!Qofsha I gabuar!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja