Kryeministri Mustafa: Marrëveshja
me Malin e Zi përfundon më 1 shtato

Kryeministri Mustafa: Marrëveshja<br />me Malin e Zi përfundon më 1 shtato
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deri më 1 shtator, kur Demarkacioni me Malin e Zi të dërgohet në Kuvend, do të shfrytëzojnë kohën dhe të komunikojnë me opinionin, në mënyrë që të ketë sa më shumë informata, që me këtë marrëveshje, Kosova nuk humbë asnjë pëllëmbë tokë.

Por, shprehet i bindur se më 1 shtator, Demarkacioni do të jetë i përfunduar.

Sipas tij, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ka ofruar të gjitha dëshmitë, pa marrë parasysh, çfarë thonë të tjerët.

"Janë të pakuptimta insistimet e njerëzve në këtë temë. Pres që deputetët ta votojnë, sepse nuk ka arsye që Kosova të mos ketë kufijtë ndërkombëtar", deklaroi kryeministri.

Ai thotë se nuk do të rrezikojnë që qytetarët të mbeten të mbyllur, pasi Demarkacioni është një ndër kriteret për liberalizimin e vizave.

Redasia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri