Një grup hakera kanë vjedhur të dhënat e shëndetësisë personale të 1.5 milion banorëve të popullsisë së Singaporit.
Hakerat kanë arritur të depërtojnë në database-n kombëtar të shëndetësisë. Të dhënat i përkasin periudhës kohore nga 1 maji i vitit 2015 deri në 4 korrik të këtij viti.
Sipas zyrtarëve të dhënat në sistem nuk janë ndryshuar apo fshirë por thjesht ka pasur akses dhe dyshohet se të dhënat mund të jenë kopjuar në serverët e tyre.
Hakerat kanë vënë në shënjestër të dhënat personale të kryeministrit Lee Hsien Loong dhe informacione mbi mjekësinë.
Lee Hsien Loong është trajtuar për kancer. Të dhënat e hakeruara përfshijnë emra dhe adresa, por jo të dhëna të tjera mjekësore përveç mjekimeve.
Këto të fundit u janë marrë gati 160 000 pacientëve. Nuk ka pasur ndërkohë shkelje të të dhënave përsa i takon diagnostikimit, rezultateve të testeve mjekësore apo shënimeve të doktorëve.
Një sulm tjetër kibernetik ka ndodhur edhe vitin e kaluar, i cili vuri në shënjestër Ministrinë e Mbrojtjes, por mori informacion vetëm mbi të dhënat bazë të rekrutëve ushtarakë.