Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se pritja e negociatorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nesër përfaqëson një "moment krenarie jo vetëm për Pakistanin, por për të gjithë botën myslimane".

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion drejtuar kombit, Sharif deklaroi se "kjo fazë e bisedimeve SHBA-Iran është thelbësore për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm".

Në këtë kontekst, kryeministri deklaroi: "Dua të falënderoj udhëheqjen e vendit tonë simotër, Iranit dhe Shtetet e Bashkuara për pranimin e propozimit tim dhe për rënien dakord jo vetëm për një armëpushim të përkohshëm, por edhe, me ftesën time, për të ardhur në Islamabad për të negociuar paqen".

Gjatë këtij momenti delikat dhe "vendimtar", udhëheqja e Pakistanit i bindi si Teheranin ashtu edhe Uashingtonin të pranonin një armëpushim "në një mënyrë shumë të kujdesshme, por të sigurt", theksoi Sharif.


Lajmi kryesor:

Kryeparlamentari iranian: Të ndalen sulmet ndaj Libanit dhe të zhbllokohen asetet e Iranit përpara nisjes së negociatave! Trump: Nëse dështojnë, do të përdorim armë më të fuqishme