Kryeministri palestinez: Qëllimi i Izraelit për të eliminuar Hamasin nuk do të realizohet

Kryeministri palestinez: Qëllimi i Izraelit për të eliminuar Hamasin nuk do të realizohet

Mohammad Shtayyeh

1699540897_al.jpg

Mohammad Shtayyeh

Qëllimi i Izraelit për eliminimin dhe Hamasit "nuk do të realizohet" sepse lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës nuk është një organizatë e thjeshtë ushtarake, por është "gjithashtu një ide". 

Kështu deklaroi kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, gjatë konferencës në Paris për ndihmën humanitare në Gaza. 

Në fjalimin e tij, Shtayyeh akuzoi Izraelin për një luftë "kundër të gjithë palestinezëve", duke shkelur ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe, në të njëjtën kohë, duke kryer "krime lufte". 

“Izraelitët nuk duan asnjë armëpushim sepse sot janë në frymën e hakmarrjes”, tha Shtayyeh, duke shtuar se ajo që nevojitet është “ndërhyrja ndërkombëtare për të ushtruar presion serioz mbi Izraelin”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!