Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi, letrën e presidentit Ilir Meta dërguar kreut aktual të OSBE, Miroslav Lajçak, një ditë para protestës së nëntë të opozitë së bashkuar. Për të treguar se është një letër absurde, e pabazuar në fakte të vërteta, kreu i qeverisë shkruan se shpreson që ajo të mos ketë arritur në destinacionin e duhur.
E pabesueshme, sipas Ramës, që një deklaratë e tillë të jetë shkruar nga një president, i cili supozohet të jetë mbi palët dhe të mos mbajë anë, aq më tepër në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë politike, mbi të gjitha institucionale, nisur pas zhdekretimit të 30 qershorit nga numri një i shtetit.
"Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet", shkruan Rama.
Më 20 qershor, një ditë para protestës kombëtare të opozitës, e cila për herë të parë, pas katër muajsh ishte paqësore, Meta i shkruan Lajçak duke i thënë se kryeministri Edi Rama po bën puç shteti dhe se po e çon vendin drejt anarkisë.
Cubi i gjete shfrytezoi ne maksimum mundesit qe jep ligji e shkarkojeni nje minut e me par,sa pa bere edhe gjera te tjera i cmenduris.Na nxiu faqen neper bote muti.
Përgjigju