Qeveria ukrainase ka vendosur të ndajë 200 milionë hryvnia për punëdhënësit që punësojnë punëtorë nga personat e zhvendosur brenda vendit. Këtë e bëri të ditur gjatë një konference të mbrëmjes të martën, kryeministri Denis Shmigal.

“Një milion njerëz tashmë janë regjistruar zyrtarisht. Ne e zgjatëm mundësinë për të aplikuar për programin e pagesave mujore deri më 30 prill. Më vete, sot u mor një vendim për të ndarë 200 milionë UAH për punëdhënësit që punësojnë punëtorë nga personat e zhvendosur brenda vendit. Ne po flasim për të paguar 6.5 mijë UAH (202.34 euro) për çdo punonjës të ri," tha Shmyhal.

Aktualisht, më shumë se 5000 punëdhënës kanë aplikuar për sqarime në lidhje me marrjen e kompensimit për punësimin e personave të zhvendosur.


Lajmi kryesor:

Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme