Kryeministri Rama çel ekspozitë
në Beograd, promovon “Kurbanin”

Kryeministri Rama çel ekspozitë<br />në Beograd, promovon “Kurbanin”
Kryeministri i vendit Edi Rama do të çelë në Beograd një ekspozitë personale ndërkohë që do të promovojë edhe librin e tij, ‘Kurban”.

Siç raportojnë mediat serbe, ekspozita e promovimi do të realizohen gjatë muajit Tetor, kur kryeministri shqiptar do të niset drejt Nishit, në takimin që do të mbahet atje mes shqiptarëve e serbëve për projektin e nbdërtimit të autostradës Nish-Durrës. 

“Libri “Kurban” i kryeministrit shqiptar botohet para mbërritjes së Ramës dhe do të promovohet në takimin e sipërmarrësve në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspozitë me pikturat e Edi Ramës. Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe “Pallatin e Ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autori në serbisht”, ka thënë Veran Matiç, drejtor i shtëpisë botuese “Samizdat B92”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor