Kryeministri Rama feston sot 57-vjetorin, uron SHBA për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

Kryeministri Rama feston sot 57-vjetorin, uron SHBA për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

Kryeministri Edi Rama dhe flamuri i SHBA

‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë’ është urimi i këtij mëngjesi i Kryeministrit Edi Rama për Ditën e pavarësisë së SHBA teksa ka postuar në rrjetin social FB foto të flaumurit amerikan.

Amerikanët festojnë sot 245 vjetorin e pavarësisë, ndërsa kjo ditë përkon edhe me vetë ditën e lindjes së Kryeministrit Rama, 4 korrik 1964.

Ai e nisi karrierën politike në 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 04/07/2021 11:44

    Urime me te mirat nga ne dhe njeqind te behesh. Respekte.

    Përgjigju
  • manoli: 04/07/2021 10:45

    gezuar ditelindjen me jete te gjate per familjen tende dhe per Shqiperine

    Përgjigju
  • Kmbq: 04/07/2021 10:14

    Si te mban toka butak. Ptuuuuuu rrace e keqe

    Përgjigju
  • karadakliu: 04/07/2021 09:38

    Urime I nderuar!Fati dhe mrekullia e Shqiperise dhe shqiptareve.Paq jete te gjate e te shendetshme per te miren Tuaj personale,familjes Suaj, shqiptareve dhe Shqiperse.

    Përgjigju
    • Moni: 04/07/2021 13:08

      URIME NJE QIND VJET TE BEHESH SE JE SHPRESA E GJITHE KOMBIT SHQIOETAR EDI RAMA THE GREAT

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar