TIRANË, 30 Nëntor/ATSH/ - Kryeministri Rama ka postuar sot në rrjetin social "Twitter", një foto ku tregohet këngëtarja britanike Jessie J., e cila bëri shenjën e shqiponjës gjatë koncertit të mbrëmshëm në Tiranë me rastin e 70- vjetorit të Çlirimit.
Rama gjithashtu ka postuar edhe një foto ku tregon një klasë me fëmijë kinezë që bëjnë shenjën e shqiponjës dhe kanë edhe një flamur shqiptar.
Një klasë me fëmijë kinezë që bëjnë shenjën e shqiponjës
Kryeministri Rama në postimin e tij uron një ditë të dielë qetë qytetarëve pas festës. "Mirëmengjes e kalofshi një të dielë të qetë pas festës:-)", shkruan Kryeminsitri Rama. /ATSH/











