Kryeministri Rama inspekton punimet në By-pass-in e Fierit, investim 40 milionë euro

TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto dhe deputetë të qarkut të Fierit, inspektoi sot ndërtimin e By pass-it të Fierit.
By pass-i i Fierit, 22 kilometra, është një nga projekt rrugore shumë të rëndësishëm, që do të lidhë autostradat Lushnje-Fier me Levan-Vlorë.
Kryeministri Rama inspekton punimet në By-pass-in e Fierit
I përbërë me 2 kalime dhe 4 korsi, ai bashkohet në sektorin e fundit të autostradës në Durrës. Si pjesë e korridorit veri-jug, By pass-i i jep zgjidhje përfundimtare qarkullimit dhe veçanërisht e lehtëson atë gjatë sezonit turistik, ku fluksi i lëvizjes në këtë aks është tepër i lartë. Me përfundimin e tij, shkurtohet ndjeshëm koha e lëvizjes, e cila parashikohet të përshkohet në 15 minuta.
Drejtuesi i punimeve informoi se po punohet me ritme të shpejta, nga kompanitë nënkontraktore, njëherësh në disa seksione, në Fier, në Lushnje dhe në Vlorë.
Në gjatësinë e tij po ndërtohen 4 mbikalime e nënkalime dhe tre ura, 80 metra secila. Një nga mbikalimet do të ndërtohet në afërsi të zonës arkeologjike të Apolonisë. Ai siguroi se një korsi e rrugës do të hapet në qershor të vitit 2015.
Kryeministri Rama inspekton punimet në By-pass-in e Fierit
Përfundimi i një korsie në nisje të sezonit turistik, sipas angazhimit të marrë nga firma ndërtuese, u konsiderua nga Kryeministri, shumë i rëndësishëm.
Po ashtu, përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese vuri në dukje se për ndërtimin e By pass-it janë angazhuar 450 punëtorë të kualifikuar, të cilët kanë punuar në Italia dhe tani janë rikthyer. By pass-i i Fierit është një investim me vlerë rreth 40 milionë euro.
Rama inspekton rrugën Kthesa e Qarrit - Pish Poro investim 190 milionë lekë
Kryeministri Rama inspektoi rrugën Kthesa e Qarrit - Pish Poro
Kryeministri Rama inspektoi edhe rrugën Kthesa e Qarrit - Pish Poro, e përfshirë në rikonstruksion të plotë, me të gjithë elementet e infrastrukturës rrugore, punimet nëntokësore, trotuare në zonat e banuara dhe sinjalistikën.
Drejtuesi i punimeve informoi Kryeministrin se pjesa ndërtimore e rrugës tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet për trotuaret në pjesën e rrugës që kalon në zona të banuara dhe vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, të cilat priten të përfundojnë shumë shpejt.
Kryeministri Rama inspektoi rrugën Kthesa e Qarrit - Pish Poro
Investimi për këtë rrugë është në vlerë mbi 190 milionë lekë.
/f.n/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti