Kryeministri Rama inspekton punimet në lumin Gjanica dhe qendrën e Fierit (VIDEO)

Projekti për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe rikonceptimin e qendrës së Qytetit të Fierit është drejt përfundimit. Ky projekt synon të rikthejë Lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të rikonceptojë një shesh qendror,  i cili ka munguar për qytetin.

Lirimi i hapësirave publike dhe  shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në zonë, kryesisht përgjatë brigjeve të lumit dhe përgjatë rrugëve; sistemimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore; konceptimi i disa minishesheve dhe akseve për të krijuar lidhje me parkun qendror të qytetit, janë disa nga objektivat e  projektit, që do t’i japë qytetit një dimension të ri urban.

Aktualisht punimet në shtratin e lumit Gjanica janë drejt fundit. Kanë përfunduar ndërhyrjet në të dyja urat e këmbësorëve, ku njëra ka qenë për t’u rikonstruktuar dhe tjera është ndërtuar totalisht e re.

Ka përfunduar parkimi nëntokësor dhe shtrimi me pllaka guri i sheshit qendror të qytetit. Ndërkohë po punohet me realizimin e shkallareve, trotuarëve me pllaka guri dhe zonave të gjelbra përgjatë lumit Gjanica.

Punimet në Fier

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja