Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, i transportuar nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama tha se për udhëtimin drejt Korçës përdori helikopterin e Forcave të Armatosura për të shoqëruar "një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!"


Lajmi kryesor:

Shkoi në Korçë me helikopter pas bllokimit të rrugës Librazhd-Pogradec, Rama i përgjigjet opozitës: Ligësi e madhe t'i faturosh qeverisë një rrëshqitje gjeologjike