Teksa ethet elektorale sa vijnë e shtohen, kryeministri Rama ka vendosur të mbajë me të tijët një retrat dy ditor në “Vilën30”, në datat 7 dhe 8 mars. 

Report Tv mëson se në këtë takim do të jenë ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuesit politikë të qarqeve, kryesia e grupit parlamentar të PS dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. 

Fokusi pritet të jetë tek një analizë e punës së qeverisë dhe punës që duhet të bëjmë drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 11 majit. 

Takimi vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputet në KQZ. Janë drejtuesit e qarqeve ata që hartojnë fillimisht një listë me propozimet e tyre për kandidatët, por vulën përfundimtare ia jep kryetari dhe kryesia e Partisë Socialiste.