Po mbahet mbledhja e parë e qeverisë pa prezencën e Belinda Ballukut, pasi GJKKO e pezulloi nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mbledhja ka nisur në orën 12:00 dhe po drejtohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa karrigia e zv kryeministres mbetet bosh.
Çështja Balluku është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pasi qeveria pretendon se GJKKO cenoi pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Kreu i qeverisë ka deklaruar se vendimi i gjykatës do të respektohet, por vendi i zëvendës kryeministrit do të mbetet bosh derisa Kushtetuesja të shprehet për çështjen.
GJKKO e pezulloi nga detyra Ballukun, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e parregullta në tenderin 190 milionë eurosh të tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin 20 milion euro të lotit 4 të Unazës së Madhe. Tashmë nën verifikim janë të 7 lotet e Unazës, në vlerën 450 milion euro, por edhe procedura të tjera tenderuese.
Komente











