Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, se sot liria e shprehjes kërcënohet nga përdorimi si armë i fuqisë së shpërndarjes.
Sipas kryeministrit Edi Rama, kur gënjeshtra shumëfishohet miliarda herë, e vërteta nuk ka nevojë të censurohet, pasi sipas tij, ajo varroset.
“Dy fqinj mund të jetojnë në të njëjtën rrugë, të votojnë në të njëjtat palë zgjedhje dhe të votojnë brenda realiteteve kryekëput të ndryshme. Kur kjo ndodh, demokracia nuk humbet thjeshtë një debat, por terrenin e përbashkët në të cilin bëhet i mundur debati. Sovraniteti nuk grryhet më në kufij. Sot në Europë ne po vrapojmë si të marrë për të hedhur gjithmonë e më shumë para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat dhe qiejt tanë nga një luftë e mundshme në të ardhmen.
Por në shekullin që po jetojmë, kjo duhet të nënkuptojë krijimin e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet në të cilat qytetarët e tyre formojnë opinionin e vet. Pa këtë, sovraniteti mbi tokën dhe qiejt bëhet një iluzion. Sot liria e shprehjes kërcënohet nga përdorja si armë nga fuqia e shpërndarjes. Shpërndarja mund të manipulohet dhe të përdoret në mënyrë kriminale. Kur një gënjeshtër shumëfishohet miliarda herë, e vërteta varroset.
Qytetari mbetet i lirë të flasë, por në një stuhi që askush nuk mund ta dëgjojë. Përgjigja për të folurin e keq mbetet liri fjale, por për amplifikimin e fshehtë duhet të jetë ekspozim. Dhe duhet të bëhet sa më herët. Të mbrosh demokracinë dhe lirinë e secilit komb për të jetuar, s’do të thotë të kontrollosh njerëzit çfarë mendojnë. Nëse ne mbrojmë lirinë e shprehjes, duke e lënë kontrollin e shpërndarjes në terr, është njësoj si të mbrosh derën, por të dorëzosh gjithë dhomën”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë







