Që prej orës 10:00 të paradites ministrat e kabinetit qeveritar janë mbledhur në Vilën e Kuqe në fshatin Sos me në krye kryeministrin e vendit Edi Rama.

Kjo mbledhje me dyer të mbyllura është rutinë e çdo fillim viti për qeverinë, e cilësuar si një ‘retreat’ ku në fokus të bisedimeve në tryezë janë bilancet e punës për çdo dikaster si dhe hartimi i një plani pune për 12 muajt e ardhshëm.

Sipas burimeve nga mbledhja, çdo ministri i është dhënë 10 minuta kohë për të bërë bilancin e institucionit që ka në varësi, përfshirë trajtimin e anës teknike e më pas dhe tek objektivat.

Kryesisht këto mbledhje zgjasin dhe më shumë se një ditë, ndërsa deri më tani raportohet që takimi sotëm të përfundojë rreth mbrëmjes.

Lajmi në përditësim...