Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me trupin diplomatik në Kryeministri.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale një videokartolinë nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik, ku të pranishëm ishin ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, si edhe ministra si Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë Blendi Gonxhja, Kryetari i Kuvendit Niko peleshi, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj.
Kreu i qeverisë i uroi ata për një vit të ri plot suksese dhe harmoni në familjet e tyre.
'Në lejoni që të ngre këtë dolli, për shëndetin e mirë të familjave tuaja, për një harmoni të madhe në familjet tuaja dhe për t'ju falenderuar secilin prej jush për gjithçka që keni bërë', tha Rama.
Në postimin e tij, Rama shkruan se është: “Krenar për Shqipërinë”.
Komente










