Kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij të ri me titull “Në Sofrën e Hënës”, që përbehet nga disa fjalime të mbajtura në iftare të organizuara prej tij ndër vite.
"Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur një traditë, sa i përket funksionit tim, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që asgjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Unë doja që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Sofra e Iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard. Ka qenë shtysa e miqve myslimanë, që më ka nxitur që të hyj më thellë në kulturën e islamit. Ka një thesar kulturash që vijnë tek ne nga feja, që duhet të kenë adhurimin tonë. Nga detyra kam njohur profesorë të nderuar të fesë islame. Parathënien e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe",- tha Rama.
Gjithashtu, Rama u shpreh se iftari është ushtrim social tepër i nevojshëm për botën sot. “Iftari është ushtrim social tepër i nevojshëm për botën sot. Në iftar nuk je i prirur që të shijosh ushqimin, por që të hash bashkë me të tjerët, të mund të shkëmbesh muhabete. Unë besoj se sofra e iftarit është edhe për ateistët. Nëse ata nuk besojnë tek Allahu, mbase Allahu beson tek ato”, deklaroi kryeministri.
Në promovimin e librit të kreut të qeverisë ishin të pranishëm figura të rëndësishme nga feja islame, autorë dhe pedagogë të njohur.
lajm në përditësim...
Komente











Beni dhe nje liber per patronazhistet
Përgjigju