Rama takim me studentët në Vlorë: Tani 50% e tarifës paguhet nga shteti, ja si do veprohet vitin tjetër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me studentët e universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Ky ishte takimi i tretë me studentët dhe pedagogët, pas dy takimeve në Tiranë te Bujqësori dhe Gjeologji Minierat. Kreu i qeverisë deklaroi se është përgatitur një dokument me ecurinë e tetë pikave që kërkojnë studentët (lexo këtu), ndërsa shtoi se është gati që të firmosin një pakt me studentët dhe universitetin për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

E ndërsa përsëriti faktin se në janar qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studentëve, Rama shpjegoi se cfarë parashikohet që të bëhet për vitin tjetër akademik. “Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti për ju nga Janari. Për këtë vit ato që janë më katra do paguhen nga shteti, por jo më në vazhdim.  Kush është me mesatare 9-10 do i paguhet tarifa nga shteti. Nga 8-9, do të paguhet 75% e tarifës.
Nga mesatarja 6-8, studentët do paguajnë gjysmën e tarifës.

Pjesa tjetër do të paguajë vetë. Kjo do të nisë nga viti që vjen. Ndërsa dje kemi përshpejtuar procedurat me qeverinë gjermane për të marrë edhe një fond tjetër për konviktet” deklaroi Rama gjatë takimit me studentët sot në Vlorë”. Përsa i përket pikave të tjera, ai tha se është dakord në parim, por kërkoni që të ulen për të dialoguar. Në takim nuk ishin të pranishëm të gjithë studentët, pasi një pjesë qëndruan jashtë ambienteve të universitetit duke protestuar, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit për dialog. Ndërkohë që gjatë diskutimit pati edhe disa debate mes kreut të qeverisë dhe studentëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
‘Turp, turp, jo politikë’/ Studentet brohoritje, Rama i fton në dialog (VIDEO)

Në përfundim të takimit në Vlorë, jashtë kryeministri Edi Rama pritej nga pjesa e studentëve që nuk ishin pjesë diskutimit. ‘Turp, turp, jo politikë’ ishin disa nga thirrjet e studentëve, ndërsa Rama u afrua duke i ftuar në dialog.

Ora 14:00
Rama: Tarifa 100% nga shteti për studentët me aftësi të kufizuara

Qeveria do të paguajë 100% tarifën për studentët e verbër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim sot me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i pyetur nga një studente invalide për tarifat që duhet të paguajnë invalidët u shpreh se, “tarifën për studentët e verbër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë do ta paguajë 100% qeveria. ky është një element që nuk e kanë 8 pikat, por do ta përfshijmë ne”.

Ora 13:55
‘Je mashtrues, edhe fëmijët kanë frikë nga ju’/ Rama-studentit: Të kanë hedhur trutë e gomarit

VLORË-Gjatë takimit në Vlorë njëri nga studentët e akuzoi kryeministrin Rama si mashtrues që po tallet me ata. Por Rama iu përgjigj duke thënë se rrugaçëria nuk është trimëri. Kryeministri i dha numrin e telefonit studentit, ndërsa i tha se ‘0682030272 mbaje mend, në këtë numër herët apo vonë do më çosh një mesazh dhe do më thuash tërheq fjalët dhe të pres për kafe në Vlorë”.  

Debati i plotë mes studentit dhe kryeministrit në Vlorë
Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë t’i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, cfarë jemi ne studentët?!!! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit, që janë më shumë se kaq pika.

E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërën nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta fyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironik, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë.

As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç. Fole, të dëgjova, më ler të flas unë, ti akuzon si ata që të hedhin ty trutë e gomarit. Çfarë i bëra Lul Bashës? Ti mund të përfundosh më keq, po nuk kuptove që zotësia është te argumenti, jo te të sharat dhe thyerjet. Jam i sigurt që do të shpallesh hero në tabelën dixhitale të Saliut. Bashës nuk i bëra gjë, por i thashë mundësinë që të bëhej lider. Ti nuk e bërë gabimin e Bashës, se ti erdhe këtu.

Por jam i sigurt po të them mi thuaj tetë pikat të jam borxh. Ulu, ulu se e kisha retorike more. Jeta është e gjatë, do të kesh kryeministra të tjerë do të më kujtosh. Unë këtë e bëj për ty çun, jo për veten time, se nuk do të vija fare këtu. Po të isha unë ai kryeministri që ti ke në kokë, do e bëja, po pse kujton se shqetësohem për protestën tënde. Kam një porosi për ty, mos kujto se populli është dele, sepse ti nuk je ujk, por lepur. Po të ishte diktaturë, tani do të ishe në minierë dhe do të shikojë vetëm dritën e hënës. Ju jeni lepuj që bëni luanin...

Ti më dukesh si ai miu që kishte pirë ishte tapë dhe thoshte ku është ai maçoku se nuk po më del përpara se do ta shqyej edhe maçoku e shikonte, ky thoshte ku është. Nuk ta hem si mbaron se ti nuk je miu dhe unë nuk jam maçoku. Je i dehur nga protesta, apo ke një dehje nga fakti që nuk shkon në mësim...unë di të them se pikat do të plotësohen me apo pa ty. Meqë thua plotëso një pikë, po të them që në janar nuk do të paguani më atë që do të paguanit, qeveria do të paguajë

Edi Rama: Sa e ke mesataren?

Studenti: 6 e ca

Edi Rama: Si do qoftë për ty. Ti hyn te ata për të cilët qeveria do të paguajë 50%. Kur paguan ti në janar?

Edi Rama: Ok do të paguajë qeveria për ty në janar. Pika tjetër është 50% peshë e votës së studentëve, këtë nuk e ka asnjë vend, por unë pres që cilindo që ka ndonjë shembull ta sjellë. Për pikën e  titujve akademikë po punojmë. Kemi një version. Të gjithë titujt duhet të depozitohen në bibliotekën kombëtare, të dixhitalizohen. Pikën e kartës ua shpjegova, pika e bibliotekës online do të jetë aktive shumë shpejt dhe pika e performacës, kemi disa gjëra që po sistemojmë. Pra mos u bëj si Luli nëse ke hall se bëhesh si Luli, ai donte të fitonte jo të zgjidhte problemet. Ndërsa ty të garantoj që do të fitosh nga kjo, edhe unë. Edhe ti do të thuash bëra gabim. Ky është numri im, 0682030272 mbaje mend, në këtë numër herët apo vonë do më çosh një mesazh dhe do më thuash tërheq fjalët dhe të pres për kafe në Vlorë

Ora 13:21
Protesta e studentëve, Rama: Qeveria ka kusure, shpulla që na dhatë, e merituar

Kryeministri Rama u shpreh sot para studentëve se shpulla e studentëve ishte e merituar, por kjo qeveri sipas tij ka bërë shumë. Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi edhe Kryemadhin, kur u tha studentëve që nëse nuk duan të zgjedhin Doktoreshë Monën në drejtimin e qeverisë. ‘Kjo qeveri ka kusure, nuk do të ishin kaq të ndjeshme nëse ju nuk do na kishin dhënë një shpullë të merituar, por duhet ta kuptojmë këtë”. Megjithatë Rama i ftoi studentët sërish në dialog "Shqipërinë që duam nuk mund ta bëj vetëm, por të gjithë bashkë".

Ora 12:49
Pasuria ime? Rama: Kam qenë në emigracion, shtëpinë e kam deklaruar, fitoj për të jetuar

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Vlorë me studentët ka folur edhe për pasurinë e tij duke u kthyer përgjigje edhe akuzave të herë pas hershme të opozitës. Një student e pyeti kryeministri se ‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë si e ke bërë?’ Rama i cilësoi gënjeshtra akuzat, ndërsa sqaroi se si e kishte vendosur pasurinë. “Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. E dyta, shtëpinë jo vetëm që është e deklaruar në cdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara. Mos u bëj si Saliu të keqen vëllai. Pasi në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por si të bregut jo si Saliu” tha Rama.

Një tjetër student e akuzoi kreun e qeverisë për udhëtime luksi, por Rama u përgjigj duke thënë se udhëtimet si artist i paguan nga shpenzimet e veta. “Cdo ministër dhe kryeministri e ka të ndaluar të bëjë pushimet jashtë vendi, meqë më fole për udhëtimet turistike. Është hera e parë në historinë e një shteti që dhuratat, që merr, nuk i merr kryeministri, por regjistrohen dhe ruhen në Kryeministri. Kur të iki nga kryeministria, kush do të vijë do të shikojë që aty kanë kaluar njerëz, kanë lënë dhurata dhe ato i përkasin popullit shqiptar.

Unë nuk bëj udhëtime turistike dhe në rastet kur udhëtoj për arsye të jetës time si artist, shpenzimet i paguaj vetë dhe jo shteti. Unë nuk lejoj në luks, ti mund të qeshësh sa të duash, kam një shtëpi në një vend, ku janë ndërtuar 400 mijë në 20 e ca vite dhe mbi të gjitha kush më njeh e di mirë se nuk jetoj për të fituar, por fitoj për të jetuar. Në këtë punë nuk jam për të bërë pasuri, por për të dhënë atë që mund të jap, që fëmijët e mi nesër të kenë një vend më të mirë, se do të kishin nëse nuk do të isha unë këtu dhe këtë do ta bëj. Shqipëria ka varfëri patjetër” deklaroi kryeministri.

Ora 12:28
‘Mos shkoni se ua bën si Lulit’/ Rama: Nuk bëj magji të zezë, po e çoni protestën për lesh....

Rama, gjatë takimit me studentët në Vlorë, u shpreh se qeveria nuk e ka mundësinë të ndërhyjë brenda universitetit. “Në dhjetorin e parë, në 1990, ne kërkonim të uleshim në tavolinë. Ne ishim kundër atij regjimi, ata duke pranuar dorëzimin do të pranonim të përfundonin më keq se përfunduam. Ne themi hajde ulemi. Ju thoni, jo se na e bën si Lulit. Po çfarë do të bëj magji të zezë? Nëse nuk keni argumente nuk keni. Unë them jam dakord me tetë pikat, apo doni të udhëheq protestën, se do shkonte më mirë, se ju po e çoni për lesh. Unë dua të vendosen angazhime nga studentët dhe universitetet. Nuk e ka qeveria mundësinë të ndërhyjë brenda universitetit. T’ia heqim? Domethënë të kthehemi në komunizëm? Keni dëgjuar edhe këtë pjesën që bën monolog, unë jam përballë jush dhe po u them flisni. Flisni sa të doni” tha ai.

Ora 12:20
Rama: Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, sot duket se po kërkojnë komunizëm

“Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, ndërsa sot duket se po kërkojnë komunizëm. Kush flet është armik, kush del nga radha është tradhtar. Kush dialogun saboton. Ka qenë një këngë të famshme polifonike për tetë pikat, por nuk jemi në atë kohë.  Nuk ka asnjë pikë që në parim është e gabuar. Kjo ishte shuplakë për qeverinë, se qeveria ka përgjegjësi”, tha Rama, ndërsa pas largimit të disa prej studentëve me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’', kryeministri u shpreh: “Askush nuk është i ndaluar të hyjë, apo i detyruar që të rrijë.Ajo shprehja se nuk flasim me ty se ma mbush mendjen, është paaftësi për argumente. Nuk çuditem nga kjo paaftësi,,është e dërrmuar nga sistemi i arsimit. Ata që janë në hyrje nuk kanë asnjë ekskluzivitet për protestën.”

Ora 12:02
‘Ai tjetri të vriste në bulevard, ju të vrisni shpresën’/ Rama debat me studentin në Vlorë: Më merrni të keqen (VIDEO)

Njëri nga studentët në Vlorë ka debatuar me kryeministrin Edi Rama për kushtet në Shqipëri, jo vetëm në universitet, por edhe mundësitë për punë. I riu tha se në Shqipëri po i vritet shpresa, ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se krahasuar me 5 vite më parë gjendja ka ndryshuar. Më pas debati kaloi te cilësia e shërbimeve dhe pasuria e kryeministrit (lexo këtu)

Debati mes kryeministrit Rama dhe studentit në Vlorë
Studenti Andi Bërdëllima: Ai tjetri me vërtetë të vriste në bulevard, të vriste, ndërsa ju po na vrisni shpresën. Më vjen shumë rëndë nga vetja që jam në Shqipëri. Më mirë të lash haletë jashtë vendit, por e di që merr shërbimin, sesa të rrisë këtu. Babai mori kredi për të paguar legalizimin. Ku i ke falas. Ju na dëgjoni, por nuk na e vini veshin, i shkon një politikani, por nuk na shkon ne o vlla, jemi lodhur.

Edi Rama: Ti të më marrësh të keqen mua kur më krahason me të tjerët. Të isha unë si të tjerët ti do kishe ngrënë një plumb në lule të ballit. Po të them një gjë çun, nuk jam këtu në këtë punë se s’di të bëj punë të tjera, jam në këtë punë sepse besoj në këtë gjë që bëj, besoj se ky vend bëhet, por jo duke kërkuar çdo gjë nga shteti.

Studenti Andi Bërdëllima: Ishte motra ime pjesë Komitetit të Helsinkit për të vëzhguar zgjedhjet. Sa shkoi për të votuar, direkt 6 militantë nga 6 parti të ndryshme shkonin kush e kush ta kapte këtë votuesin dhe janë edhe nga partia juaj. Dy vite më parë me premtoi një FRESSH-ist që do më fuste në punë në bashki dhe....nuk e di...të më falë kryetari i bashkisë. Më mori kartën e identitetit sepse kishte shkuar atje ku nuk mbante më dhe thjesht për të anëtarësuar mua në portalet tuaja. Kjo është shumë degjeneruese për mua. Ju thoni ikni, por a do të dalë ndonjë të thotë rrini këtu në këtë vend?

Rama: Njerëzit mund të ikin ose mund të vijnë. Jo unë por një superfuqi të vijë këtu nuk e bën Shqipërinë Gjermani as për 5 vjet e as për 10 vjet. Nuk të ofron dot Shqipëria, Gjermaninë ty. Është kollaj të thuash këta e kanë fajin, por nëse i marrim gjërat me fakte, krahasuar me ku ishim ku e ku, por krahasuar me ku duam të jemi, jemi ku e ku. Në varfërinë që je.. si e bleve Iphone?

Studenti Andi Bërdëllima: E fitova në një konkurs të një organizate.. se me tha edhe motra mos e nxirr.

Rama: Qetësohu hë të keqen vëllai, e kuptoj që është dita jote kjo

Studenti Andi Bërdëllima: Për shtëpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen, po e justifikoni ju tuajat?

Edi Rama: Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. E dyta, shtëpinë jo vetëm që është e deklaruar në cdo detaj, por edhe taksat i ka të gjitha të regjistruara. Mos u bëj si Saliu të keqen vëllai. Pasi në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por si të bregut jo si Saliu.

Ora 11:53
‘Në Janar 50% më pak tarifë’, Rama: Do dilni prapë në protestë? Bëni si të doni

Rama përsëriti sot se qeveria në janar do të paguajë 50% të tarifës së studentëve, ndërsa tha se ata që thonë se do të dalin sërish në tubime në janar të bëjnë si të duan. ‘’Tetë pikat kërkojnë analizë, vendimmarrje dhe kohë realizimi. Për pikën e parë, që është më e prekshmja, është shumë e qartë, që ju në janar nuk do të paguani, atë që do të duhet të paguanit, por gjysmën e tarifës do e paguajë qeveria për ju, pa dallim me 4, apo 10-ta. Pastaj në vitin e ri akademik do të ketë shkallëzim, shkoni përmirësoni notat. Sa për ato historitë, që në janar do dalin prapë, ju bëni si të doni” tha ai.

Ora 11:52
Tetë pikat e studentëve, Rama: Sot publikojmë dokumentin, po përgatisim paktin

Kryeministri Rama u shpreh sot nga Vlora se qeveria do të publikojë një dokument me ecurinë e tetë pikave që kërkojnë studentët, ndërsa shtoi se do të përgatitet një pakt për universitetin me pedagogët dhe studentët. “Ju bëni si të doni, ne do u përgjigjemi tetë pikave. Nuk ekziston ti dërgosh qeverisë ultimatume, pasi nuk është dyqan, Amazon.com që të futesh atje të porositësh top, çantë, apo xhup. Sot do të publikojmë online të  gjithë ecurinë e kësaj pune me tetë pikat, secili mund të japë opinione. Do të përgatisim një pakt për universitetin me pedagogët dhe studentët. Unë besoj se Shqipëri bëhet, pasi në të kundër nuk do të isha këtu. Sikur po ndryshon Vlora, do të ndryshojë edhe jeta juaj. Por ulu dhe diskuto” tha Rama.

Ora 11:33
Rama: Me ultimatume nuk fitoni asgjë, por do të humbni shkollën

Rama kërkoi nga studentët që të ulen në dialog, pasi me kërcënime nuk zgjidhin asgjë. “Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, ndërsa sot duket se po kërkojnë komunizëm. Kush flet është armik, ku del nga radha është tradhtar. Kush dialogun saboton. Ka qenë një këngë të famshme polifonike për tetë pikat, por nuk jemi në atë kohë. Jam dakord kur thoni janë gjëra elementare, por duhet dialog, jo ultimatume e kërcënime. Me ultimatume nuk fitoni asgjë, por do të humbni shkollën. Nuk ka asnjë pikë që në parim është e gabuar. Kjo ishte shuplakë për qeverinë se qeveria ka përgjegjësi”.

Ora 11:26
Largimet e studentëve nga salla/ Rama: Kush do të rrijë, kush do le të ikë

Pas largimit të disa prej studentëve me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Rama reagoi duke u shprehur se kush do të rrijë, kush do të ikë. “Askush nuk është i ndaluar të hyjë, apo i detyruar që të rrijë. Ajo shprehja se nuk flasim me ty se ma mbush mendjen, kjo është paaftësi për argumente, nuk çuditem nga kjo paaftësi, është e dërrmuar nga sistemi i arsimit. Ata që janë në hyrje nuk kanë asnjë ekskluzivitet për protestën. Vijmë te pika kyçe e tarifave, përgjysmimi për të gjithë" tha Rama.

Ora 11:23
‘Ju thoni po ose jo, s’ka dialog’/ Ovacione në sallë, Rama: Për tifozllëk keni Flamurtarin

Studentët i kanë kërkuar kryeministrit që të japë një përgjigje për tetë kërkesat e tyre, pasi nuk pranojnë dialog. “Nëse nuk jepni përgjigje studentët do i mbledhin me PS, PD dhe LSI dhe do u dërgojnë pastaj...” tha njëri nga studentët.

Ora 11:22
Një pjesë e studentëve që ishin në sallë largohen nga takimi me Ramën (VIDEO)

Pasi kryeministri kërkoi t'u përgjigjej dy pyetjeve të para të bëra nga studentët, disa prej tyre nuk pranuan. Një pjesë e tyre, që ishin në korridoret e sallës ku mbehet takimi, vendosën që të dilnin jashtë. Ata kanë dalë duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe me thirrjet 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa", ndërsa Rama ironizoi me këtë, duke u shprehur se Europa nuk është kështu

Ora 11:14
‘Po përmbysni normat e edukatës’/ Rama vendos rregull në sallë në Vlorë

Edhe ata që fillimisht kundërshtonin janë futur brenda në sallë në Universitetin e Vlorës, ndërsa kryeministri Rama ka vendosur rregull duke i ulur të gjithë studentët. “Dilni anash, mos rrini përballë, po përmbysni normat e edukatës. Ulni në tokë, mos rrini në gjunjë. O Zot!!!...Hajdeni të fillojmë, ca të presim..”.

Ora 11:00
Rama debat me studentët para se të futej në takim e dialogut në Universitetin e Vlorës (VIDEO)

Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Shefi i qeverisë është pritur me protesta paraditen e sotme në qytetin bregdetar. Studentët janë ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre. Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avduli: 19/12/2018 18:13

    Pyetja per pasurine, nuk duhej te drejtohej ty, por atyre qe ishin ne rreshtat e pare, rektore, dekane e ish drejtues se si I kane blere automjetet e apartamentet luksoze, me rrogen e shtetit? Sidomos ndonjerit qe edhe ja kane djegur kur ka qene maje karriges. Prandaj eshte i domosdoshem Vettingu I gjithe stafit akademik e drejtues per pasurine, gradat shkencore dhe aftesine ne mesimdhenie!

    Përgjigju
  • na ishte njehere universiteti: 19/12/2018 16:58

    Te gjitha shkencat shoqerore ne universitet perendimore i kane 90 % te provimeve me goje. Pse eshte hequr ne shqiperi provimi me goje me komision petagogesh. Te vendoset standarti qe tek kurikula, provimi e me rradhe sepse cdo qelize e universitetit ka vdekur. Mos pyesni studentat si ndertohet universiteti. Merni praktikat e universiteve perndimore dhe zbatoini. Dhe jeni qe jeni kontrolloni edhe petagoget sepse ka shume me diploma fallco dhe japin mesim.

    Përgjigju
  • CaBone: 19/12/2018 14:35

    Ore brez i shkerdhy ju jeni per ta henger turinjve sa her te hapni gojen. Ne nje shtet normal ku klasa sdudentore tregon par edukat e kultur nuk do bertisnin si kta pabuksat e qelbet. Per car del ajo bucja vogel aty e ja ben me dur e me kemb kryeminstrit sikur te jet nai shok klase. Ore qelbsira sdudent ju dihet te luftoni per ato qe jan te drejta per ju e jo per zullumtet e dikujt tjetri. Tani kryeminstri ju vjen ne takim kurse ju beni si gore. Un qe flas jam jo i politizuar sepse kam 22 vjet ne emigracion dhe jam me ju me mish e me shpirt sepse der dje mendoja qe jeni e ardhmja ketij vendi, por ama me ca po shof kto ditet e fundit me keni dhen pershtypjen qe ne te vertet jeni kok e kemb brez pabuksash dhe qyrranjosesh te qelbur se jeni aty per interes te interesit te dikujt tjetei qe don rremuj ne ate vend e jo pun. Robt ku ti keni ju qe jeni te till.

    Përgjigju
    • CaBone: 19/12/2018 22:28

      E ke parasysh ti shoku kur te grricet nga nje her?

    • xXx: 19/12/2018 18:05

      Mirë me studentët,por me gjuhën shqipe ç'pate?

  • Ardi: 19/12/2018 14:07

    Ti dhe kushdo tjetër që më krahasoni me të tjerët më merrni të keqen. Pasi nëse do të isha si të tjerët do të haje një kokërr plumbi ballit. SHKURT FARE KY VEND NUK BËHET MË

    Përgjigju
  • Roza: 19/12/2018 13:37

    I vetmi kryetar shteti qe shkon e bisedon me studente, bile disa prej tyre tregojne nivel shume te ulet me fershellima dhe jo me nivel qe duhet te kete studenti. Te lumte zoti Rama, me durim e vendosmeri.

    Përgjigju
  • aaaaaaaaaaaa: 19/12/2018 13:24

    Z.Kryeminister i shqiperise Merni masa per lirimin e rrugeve Nuk mund ne nje shtet demokratik nje grup rrugecerish,gjoja student, te tallen me ligjet e shtetit.

    Përgjigju
  • Qazim Leshverdhi: 19/12/2018 12:58

    Kta jane Fresh. Eshte takim i sajuar. Jane publikuar udhezimet e mara per grumbillimin e tyre nepermjet WhatsApp. Pra eshte show

    Përgjigju
  • Ish studenti Vlorë: 19/12/2018 11:55

    Universiteti I Vlorës është më i korruptuari dhe më burdello, për një program lëndësh mësimore që ke zhvilluar si student të kërkon 100 mijë lek, dhe ky program del me 200 faqe kur shumë mirë mund të ishte një Përmbledhje e detajuar me 15_20 faqe. Duke mos pyetur që këto programe duhen përkthyer cdo faqe për dikë që do të bëjë njohjen e diplomës jashtë shteti. Dhe e bukura se ky program del pas një muaji(të paktën në rastin tim). Plehrë Rektor dhe staf, për mos të folur për ata që mban pedagog e staf që minimalisht kaq gjë duhet ta konsultonin me këtë rektor Idiot.

    Përgjigju
  • Student: 19/12/2018 11:45

    Dialogu me studentet na kujton diktatorin POSHTE DIKTATORI RAMA

    Përgjigju
    • O student : 19/12/2018 16:55

      Ne qofte se je student!? Nuk ka se si ta mbash mend sistemin komunist.Mos je 60 vjec? Atehere po. Pallosh

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve