TROPOJË- Nga vendlindja e kundërshtarit të tij politik, kryeministri Edi Rama iu ka folur tropojanëve për Sali Berishën ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA. Për kreun e qeverisë, ky vendim duhet lexuar deri në fund, sipas së cilit fakti që Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj. Sipas Ramës, ky vendim i SHBA-së, duhet të lexohet deri në fund, e ndërsa tha se Partia Demokratike është përdorur nga Rusia në dëm të interesave të vendit.

“Ça e detyron SHBA të shpallin Non Grata një person që ka qenë president dhe që SHBA ka pasur bashkëpunim, që ka qenë kryeministër dhe që SHBA kanë pasur bashkëpunim, korrupsioni okay, po a mjafton për të shpallur Non Grata një personalitet, minimi i demokracisë, po si? Itimidimi i drejtësisë, dakord, e pra po ju them që në dritën e çfarë po ndodh sot duhet lexuar deri në fund qëndrimi i SHBA-së, kujtohuni pak edhe për fushatën e 2021, kur i thoja Lulit ndahu nga ata të 2 dhe mua në këto klubet e natës televizive më thonin, njëri është burrë i vjetër, tjetri president, po tani që Luli nuk është, prandaj i them atyre që e shikojnë këtë çështje si politike të brendshme, kjo nuk është e brendshme PS-PD, as pushtet-opozitë, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare dhe kjo është me cilën anë Shqipëria është, me kë, ku rreshtohet në këtë situatë, me aleancë në të cilën jemi me fjalë dhe me vepra apo rreshtohet si një vend ku me fjalë jemi në atë aleancë, por me vepra bëhemi pjesëmarrës apo një anëtar i gjymtuar”, tha Rama.

Kërcënimet që kanë mbërritur nga Sali Berisha, Rama thotë se nuk i trembet aspak, as ai vetë, as shumica e as grupi parlamentar të PS. Kjo sepse sipas tij, të gjithë shumica e qytetarëve  është e vetëdijshme që kjo betejë e Berishës, po bëhet për interesat e tij personale.

“Asgjë nga këto nuk kërcënon shumicën, se shumica nuk është aq qeveria e grupi i PS, shumica janë njerëzit që nuk i kanë këto lloj lojërash, por përtej kësaj, kjo kërcënon dinjitetin tonë. Njerëz të verbër, që janë gati të kthehen me djallin për pushtetin e tyre, për t’i ikur drejtësisë për arsye personale që tërheqin për hunde njerëzit”, tha Rama.

Ndalur të protesta e 12 nëntorit ku ka pasur thirrje nga ana e opozitës që do të marrin kryeministrinë apo edhe vetë pushtetin, Rama iu përgjigj me batutë.

“Ça do të thotë kjo do marrim zyrën, hajdeni çohuni, mendoni që është pa lidhje, jo se për të marrë do marrin Noc Rrokun, Shqipërisë i bëjnë një dëm të madh dhe duke e çarë gjithë pjesën që është e angazhuar për politikën, në këtë formë angazhojnë për hesap të Kremlinit, bëhen vegla të këtyre veglave, me një ndryshim që këto vegla paguhen për ta bërë këtë punë, i morën gjysmë milioni dollarë. Si mund të shkosh pas një partie, kur aleatët thonë që me partinë s’kemi gjë, por nëse shkon pa asnjë vegle, si mund ta bësh”, u shpreh Rama.

Rama tha se qeveria e tij ka bërë në Tropojën më shumë se nga sa kanë bërë 2 qeveri së bashki, teksa sërish hodhi akuza në drejtim të mediave, duke thënë se disa prej tyre po dezinformojnë qëllimisht qytetarët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
I riu në Tropojë i kërkon ta fusë në punë, Rama: Nuk bëhet me parti, krushqi dhe ryshfet

 

Gjatë takimit me të rinjtë në Tropojë, Edi Rama, është përballur me një djalë të ri i cili kishte mbaruar për infermieri dhe kishte dalë i pari në provimin e licencës, por ishte i papunë.

Ai i kërkoi kryeministrit që t’i gjejë një vend pune, por Rama iu përgjigj: “Rekrutimi i infermierëve bëhet përmes portalit. Nuk ka një rrugë tjetër. Ne nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Kjo ndodhte më përpara, bëhej me parti, me krushqi, me ryshfet, nuk ndodh më. Kjo ndodh përmes portalit.

Për fat të mirë ne nuk kemi mungesë burimesh njerëzore, megjithëse ka plot vajza e djem që mbarojnë për infermieri dhe ikin në Gjermani. Ne nuk kemi mungesë akoma deri tani, kemi në listë pritje për punë mjaftueshëm ende. Në qoftë se ju jeni regjistruar në portal, keni bërë hapin e parë. Në momentin që do bëhet provimi, do marrësh pikët, pas pikëve do marrësh edhe vendin e punës. Jam i bindur që duke qenë këtu ke më shumë shanse të punosh këtu.

Nëse do ishe në Tiranë, ka më shumë kandidatë për më pak vende, edhe mund të të thoshin je në Tiranë shko puno në Tropojë, ndërkohë që ti je këtu në Tropojë, në qoftë se do marrësh pikët e nevojshme, do punosh në Tropojë dhe kjo gjë do ndodhë sapo të bëhet konkursi, kështu që është punë javësh apo muajsh. Ke bërë shumë punë që je në portal dhe do hysh në punë patjetër”, është shprehur Rama

Ora 13:34
Qytetari: Rama ik! Kryeministri e nxjerr nga takimi në Tropojë: Përcilleni tani! E mbarove detyrën, ik te 'Foltorja' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga takimi një qytetar. Rama fliste për paratë ruse në PD, e ndërsa qytetari fliste nga vendi, Për pasojë ai e nxori jashtë.

Edi Rama: Deri në 2025 do të kemi 100% të prodhimit për të përmbushur nevojat tona. Deri në 2029 Shqipëria do të jetë sovrane dhe nuk do të duhet më të blejë energji dhe vetëm do ta shesë jashtë pasi të ketë plotësuar nevojat e veta. Ky është një hap i rëndësishëm për të cilin ne po vazhdojmë të punojmë. Pjesa tjetër e kësaj situatë është mbështetja për njerëzit, pasi inflacioni i luftës i ka prekur të gjithë dhe të gjithë duan mbështetje. Dhe faktikisht pagat e të gjithëve janë rritur’, tha ndër të tjera Rama, duke shtuar: “Nuk mundet që mjedisi ynë politik publik të ndahet mes atyre që flasin në gjuhën e Europës dhe atyre që flasin në gjuhën e Kremlinit. E folura në gjuhën e Kremlinit nuk është vetëm nga etja për pushtet , se na erdhi momenti tani që situata ekonomike është vështirësuar, e keqa nuk është vetëm kaq. Tani janë edhe rublat”.

Qytetari: Rama ik

Rama: Lali ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim ti je në ndikimin e lëndëve helmues e luftarake. Merreni përcilleni. Merreni përcilleni tani, e mbarove detyrën, mbajeni se po e lëshuar nuk ecën vetë

Ora 10:24
Kuzhinieri nga Tirana mesazh të rinjve të ushtrojnë profesionin në Tropojë, batuta e Ramës: Kështu si je veshur dukesh si nga Londra

 

Nuk kanë munguar as batutat në Tropojë me të rinjtë nga kryeministri Rama. I riu nga Tirana i cili punonte si kuzhinier në Tropojë u bëri thirrje të gjithëve të ushtronin aty profesionin. Nisur nga aparenca e tij, Rama bëri dhe batutën e tij.

Kuzhinieri: Dua të lë një mesazh për pjesën tjetër, të vijnë të punësohen në tregun e hotelerisë se ka nevojë. Dhe mendoj që si unë që kam ardhur nga Tirana të vijnë dhe tjerë se mund të bëjmë shumë gjëra të bukura.

Rama: Ti kështu si je veshur, me këto flokë e këtë mjekër dukesh sikur ke ardhur nga Londra jo nga Tirona. Shefi kuzhinës, qenka shef për Londër.

Ora 10:23
Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama nga Tropoja: Po bëjnë atë që e ka bërë bota qysh në lindje të saj

 

Kryeministri Rama përmendi edhe fluksin e emigrantëve ku tha se çdo kush mund t’i krijojë mundësitë dhe zgjedhjet e tij pasi komunizmin e kemi lënë pas.

‘Një gazetare britanike kishte shkruar një artikull ku thoshte se vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër.

E solla këtu për të thënë që është e pamundur, që t’u thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, se këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre. Shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit. Sot shyqyr nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme.

Nëse në Tropojë sot vijnë rreth 1500 turistë, kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Tregu është që me shtëpinë e vjetër dhe në tokën rreth e rrotull ti ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre.’- tha Rama.

Ora 09:54
Rama kritikë sërish mediave: Dezinformojnë, shfaqin gjysmën e së vërtetës! Duan t’i bëjnë shantazhe qeverisë e ministrave

 

Edhe kësaj here, kryeministri Edi Rama ka qenë kritik ndaj mediave të cilat dezinformojnë publikun. Rama u shpreh se versioni që këto televizione shfaqin është gjysma e së vërtetës dhe se pjesa tjetër e medaljes rri në hije. Ndër të tjera kryeministri shtoi se këto bëhen për të shantazhuar qeverinë apo ministrat e tyre.

'Natyrisht që ka probleme në Shqipëri, se kur del në fermer që nuk ka mundësi të shesë produktin ai nuk është aktor. Mirëpo kjo është gjysma e së vërtetës, andej kamera nuk i hedh sytë. Ka fermerë, që punojnë, eksportojnë. Ajo gënjeshtra e madhe gjysmë, përdoret për të de motivuar dynjanë. Pse? Sepse pronari i ekranit kërkon t’i bëjë shantazh qeverisë, ministrit x apo ministres y. Ju e patë rastin, sepse ishte dhe me letra. Ju e patë sesi një TV kombëtar i drejtohej AZHBR-së. (...)

Dhe mbasi nuk i merr paratë, ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh dhe gënjeshtrash e gjysmë të vërtetash. Pse? Për të goditur një punë që ka patjetër problematikat e veta. Por që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve. Dhe çfarë mesazhi merr dikush që nuk jeton në fshat? Që në Shqipëri vetëm vidhet, jepet e merret me duar të pista. Që nuk ka shans që nuk punohet me krimin etj. Dhe pse bëhet kjo, për shantazh. Unë ju siguroj që në ekrane çdo ditë ka shantazhe të tilla/ I bëhet një ministri këtu një atje, për një kontratë aty një shtesë pa leje këtej. '- tha Rama 

Ora 09:32
Rama në Tropojë: Ne kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë arritur

 

Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Tropoja nuk ka votuar gjithnjë partinë socialiste, qeveria është përgjigjur më shumë se dy qeveri të tjera bashkë.

‘Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë.

Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë.

Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.

Ora 09:24
VIDEOLAJM/ Rama merr surprizën e veçantë nga artizanët e Tropojës: Më pëlqen shumë

Nga Tropoja, kryeministri Rama ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga banorët e Tropojës.

Teksa ishte duke u interesuar për turizmin me fermerët e Tropojës, ai mori dhe një dhuratë në shenjë respekti.

Rama: Keni pasur shumë turistë këtë vit?

Artizania: Po kanë pasur, kanë interes për produktet tona... Kjo është një dhuratë për ty kryeministër!