TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur akuzën e tij se disa media në vend po dezinformojnë qytetarët për interesa personale. Për Ramës, ato kanë qëllim helmimin jo informimin e publikut

“Një nga shembujt e përditshëm të deformimit të pasqyrave mediatike, të cilat synojnë helmimin jo informimin e publikut! Zonja Vokrri merr prej kohësh bonusin e qerasë. Shtëpia e saj është në ndërtim e sipër! Por kësaj pasqyre s’i duhet e vërteta, i duhet zonja si mish për top”, shkruan Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama i akuzuar disa mediat si pasqyrë e aleancës 'me partinë e rublave dhe opozitën e rublave'.

Postimi i kryeministrit Edi Rama