Kryeministri slloven Miro Cerar
paralajmëron konflikt në Ballkan

Kryeministri slloven Miro Cerar<br />paralajmëron konflikt në Ballkan
Kriza me emigrantë që ka përfshirë Evropën, kërcënon të ringjallë konfliktet midis ish-republikave jugosllave, që kanë luftuar me njëra-tjetrën gjatë viteve ’90, ka thënë të martën kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

Qindra mijëra emigrantë, shumica të ikur nga konfliktet në Siri dhe Afganistan, kanë marrë këtë vit rrugën e Ballkanit nga Greqia, për të arritur në Evropën Perëndimore.

Situata është përkeqësuar kur Hungaria ka mbyllur kufirin e saj jugor për emigrantët, më 16 tetor, duke devijuar rrjedhën e rreth 135,000 njerëzve nga Kroacia në Slloveni.

Vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për mos regjistrim të refugjatëve ose mos shpërndarje të informacioneve.

“Nëse kriza me emigrantë nuk kontrollohet në mënyrë të duhur, ashtu siç është rënë dakord në Samitin e Brukselit ka mundësi të shpërthejnë situata konfliktuoze midis shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Cerar në një konferencë për media.

“Ka mundësi që një konflikt i vogël të nisë një reagim më të gjerë për shkak të historisë në këtë rajon”, ka shtuar Cerar.

Ai po ashtu ka thënë se BE-ja duhet të kontrollojë më mirë kufirin e jashtëm në Greqi. Këtë vit, në Evropë kanë arritur mbi 700,000 migrantë.

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari