Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoi, u godit me grusht gjatë një takimi me elektoratin e rajonit të Galicias.
Rahoi u godit me grusht në fytyrë nga një 17-vjeçar, i cili ndodhej fare pranë tij. Adoleshenti u neutralizua menjëherë nga Forcat e Sigurisë së Kryeministrit dhe u arrestua.
Sipas mediave spanjolle, 17-vjeçari mund të jetë përkrahës i lëvizjes Marea, aleate e partisë kundërshtare të Mariano Rahoit, Podemos.
Ky sulm ndaj Kryeministrit spanjoll vjen një ditë pas zënkës që ai pati në televizion me liderin socialist Pedro Sanchez.
Ky nuk është rasti i parë që një kryeministër goditet në këtë mënyrë. Para disa vitesh të njëjtin fat pësoi dhe ish kryeministri Italian, Silvio Berluskoni i cili u gjakos nga një qytetar.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com