Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë takimit të të vullnetshmëve që po zhvillohet në Londër, se duhet që të bëhet presion maksimal mbi presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Ai tha se Putin ka refuzuar mundësinë për dialog. Starmer vlerësoi sanksionet e SHBA-së kundër kompanive ruse të naftës, duke i quajtur ato vendimtare dhe përsëriti se presioni duhet të vazhdojë ndaj Putinit.
'Kjo është koha për presion maksimal, sepse është e vetmja mënyrë për të ndryshuar mendjen e Putinit, për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve dhe për të ndaluar vrasjet. Ne jemi të bashkuar si një koalicion së bashku me Presidentin Trump, në thirrjen për t'i dhënë fund gjakderdhjes. Të gjithë pajtohemi që luftimet duhet të ndalen dhe se negociatat duhet të fillojnë', tha ai.
Lajmi kryesor:
Takimi i Koalicionit të Vullnetshmëve në Londër! Zelensky: Putin po na shtyn drejt katastrofës humanitare! Starmer: Presidenti rus po bën kërkesa qesharake









