Në Londër u zhvillua sot takimi i Koalicionit të Vullnetshmëve, nga një grup vendesh që janë zotuar të mbrojnë paqen në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë takimit se duhet që të bëhet presion maksimal mbi presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
'Kjo është koha për presion maksimal, sepse është e vetmja mënyrë për të ndryshuar mendjen e Putinit, për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve dhe për të ndaluar vrasjet', tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se Franca do të dërgojë raketa shtesë kundërajrore Aster në Ukrainë në ditët në vijim.
'Në ditët në vijim, ne do të dërgojmë raketa shtesë Aster, programe të reja trajnimi dhe Mirage të reja', tha ai.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një konferencë për shtyp në Londër pas takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve tha se Putinit po i mbarojnë paratë, trupat ushtarak dhe idetë tashmë për të vijuar këtë luftë.
Udhëheqësit kanë diskutuar edhe mbi mënyrat për të rritur presionin mbi Moskën përmes sanksioneve, pas atyre të vendosura nga SHBA ndaj dy kompanive ruse të naftës, si dhe për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës duke përdorur asetet e ngrira ruse.
Pas një sulmi ndaj një uzine kimike ruse duke përdorur armë të furnizuara nga Britania këtë javë, po merret në konsideratë edhe një rritje e furnizimit me armë me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën.
Koalicioni i të vullnetshmëve u formua nga udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në mars. Aktualisht pjesë e tij janë 30 vende. Fokusi i grupit është siguria në Ukrainë. Takimi i fundit i grupit u mbajt virtualisht në gusht, pas takimit të Trump me Putin, për të diskutuar "forcën e sigurisë" që do të shkonte në Ukrainë nëse luftimet do të përfundonin, me qëllim pengimin e një agresioni të ardhshëm rus.
Lidhur me disa raportime në shtyp, Ministria e Mbrojtjes në Itali mohon mundësinë e dërgimit të raketave ose municioneve SAMP/T në Ukrainë.
'Italia vazhdon të mbështesë Ukrainën brenda kuadrit të angazhimeve të saj ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me një qasje transparente në përputhje me rezolutat e Parlamentit", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Rusia e ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për paketën e 19-të të sanksioneve, duke e quajtur atë një përpjekje për të marrë rolin e "policit global".
Masat e reja synojnë 45 kompani, përfshirë 17 në vende të treta si Kina, Tailanda dhe India, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit të Ukrainës.
"BE po shantazhon një numër gjithnjë e në rritje të vendeve të treta me përhapjen e sanksioneve dytësore. Duke vepruar kështu, ajo deklaron hapur se e konsideron veten të autorizuar për të diktojë rregullat e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik midis shteteve sovrane. BE-ja nuk arrin të kuptojë se pretendimi i saj për të qenë një 'polic global' (ose, nëse preferoni, një 'doganier') do të ketë pasoja të pashmangshme për rolin dhe pozicionin e Unionit në botë', tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për territorin ukrainas janë "qesharake", tha kryeministri britanik Keir Starmer në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve në Londër.
Kryeministri i Britanisë shtoi ndër të tjera, se vendet aleate dhe Shtetet e Bashkuara janë më të bashkuara se kurrë.
Presidentit rus Vladimir Putin po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një konferencë për shtyp në Londër pas takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve.
Duke theksuar se Rusia po bën fitime margjinale" në Ukrainë, Rutte theksoi se "mijëra rusë po vdesin për shkak të agresionit të Putinit.
"Presidenti Trump e tha shumë mirë. Ata duhet të ndalen aty ku janë tani", shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë takimit tha se vetëm një zgjidhje e drejtë mund t'i japë fund luftës.
"Ne të gjithë duhet të kujtojmë se çështjet e integritetit territorial dhe çdo shkëmbim i supozuar territori nuk duhet ta shpërblejnë agresorin ose të inkurajojnë agresionin e ardhshëm. Të mos "i jepet Rusisë asnjë arsye për të menduar se mund ta përfundojë këtë luftë me një rezultat të padrejtë për ne. Vetëm një zgjidhje e fortë dhe e drejtë për t'i dhënë fund luftës do të funksionojë vërtet", shtoi ai.
Franca do të dërgojë raketa shtesë kundërajrore Aster në Ukrainë në ditët në vijim, si dhe avionë luftarakë Mirage, njoftoi Emmanuel Macron nga takimi i Koalicionit të Vullnetshmëve në Londër
"Në ditët në vijim, ne do të dërgojmë raketa shtesë Aster, programe të reja trajnimi dhe Mirage të reja", deklaroi presidenti nëpërmjet një lidhjeje video nga Parisi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Deri më tani, Franca ka dërguar tre Mirage 2000 në Kiev nga gjashtë të premtuara për Ukrainën, konkretisht për trajnimin e pilotëve ukrainas.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë takimit të të vullnetshmëve që po zhvillohet në Londër, se duhet që të bëhet presion maksimal mbi presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Ai tha se Putin ka refuzuar mundësinë për dialog. Starmer vlerësoi sanksionet e SHBA-së kundër kompanive ruse të naftës, duke i quajtur ato vendimtare dhe përsëriti se presioni duhet të vazhdojë ndaj Putinit.
'Kjo është koha për presion maksimal, sepse është e vetmja mënyrë për të ndryshuar mendjen e Putinit, për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve dhe për të ndaluar vrasjet. Ne jemi të bashkuar si një koalicion së bashku me Presidentin Trump, në thirrjen për t'i dhënë fund gjakderdhjes. Të gjithë pajtohemi që luftimet duhet të ndalen dhe se negociatat duhet të fillojnë', tha ai.

I ulur pranë udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Keir Starmer riafirmoi "angazhimin e tij absolut për t'u përballur me sfidën e agresionit rus". Ai tha se ajo që shohin nga Putin është një mungesë e plotë vullneti për t'u angazhuar në bisedimet për paqen.
"Mendoj se këtë javë mund të përballojmë me të vërtetë naftën dhe gazin rus", tha Starmer, duke shtuar se ka pasur "hapa të mëdhenj përpara këtë javë tashmë".
Starmer theksoi se Britania është "mbështetësi dhe aleati më i ngushtë" i Ukrainës, por pranon se duhet bërë më shumë "për sa i përket aftësive, veçanërisht... aftësive me rreze të gjatë veprimi" dhe garancive të sigurisë kur bëhet fjalë për to.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Zelensky theksoi se Putin se po e shtyn Ukrainën drejt një “katastrofe humanitare”.
“Putini nuk tregon se dëshiron ta ndalë luftën”, tha ai.
Komente














Sa mendje shkurte jane keta te perendimit doti japin Ukraines arme qe te godas mbrenda Rusis ,por nji gje harojne se Rusia i ka gati ne magazina ,keta e detyrojne Rusine qe te zhduki Ukrainen por edhe keta dote zhduken sidomos Britania dhe neve dote zhdukemi nga Ballkani.
Përgjigju