Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka reaguar lidhur me akuzat të publikuara në mediet se në deklarimet e çështjes së arbitrazhit nuk është përmendur emri i kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Reagimi i Kryeministrisë:
Pas publikimit të sotëm të një artikulli në portalin reporter.al, Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare, sqaron se:
Në datën 27 gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqëruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit.
Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës se Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore “Clifford Chance”. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje:
Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e z. Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktikë tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com