Kryeministria padit gazetaren e Shekullit

Kryeministria padit gazetaren e Shekullit
TIRANE - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi ndaj padisë mbi gazetaren e Shekullit, Lindita Çela, nga zyrtarë të Kryeministrisë duke e dënuar atë si “dëshmi të agresivitetit” të zyrtarëve shtetërorë.

“Ky proces gjyqësor nga organizata jonë konsiderohet si një dëshmi e agresivitetit që zyrtarë të tillë të lartë manifestojnë ndaj gazetarëve për shkrimet e tyre, të cilat bazohen mbi referenca dhe dokumente të afishuara publike. Procesi i iniciuar prej zyrtarit të lartë të qeverisë ndaj gazetares Çela, shpreh më së miri shpërfilljen nga ky zyrtar të shkresës së shumëdiskutuar të kryeministrit Berisha për ndalimin e çdo nëpunësi apo zyrtari të lartë të administratës publike për hapjen e proceseve gjyqësore apo ngritjen e padive ndaj gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh mbështetjen e vet ndaj koleges Lindita Çela dhe shpreh gatishmërinë për ta ndjekur qoftë edhe me avokatë asistues të Unionit ecurinë e mëtejshme të këtij procesi. Drejtues të UGSH-së konfirmojnë prezencën e tyre në të gjitha seancat vijuese të këtij procesi gjyqësor si dhe interesimin e tyre për ecurinë e pandikueshme të tij. Në të njëjtën kohë UGSH kërkon nga gjyqtarët dhe trupa e këtij procesi, ruajtjen e objektivitetit dhe paanshmërisë në ecurinë e mëtejshme të tij, duke garantuar përmes drejtësisë dhe vetëm drejtësisë, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe respektim të pavarësisë së shtypit në vend. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për shpeshtimin e rasteve të padive në gjykatat e Tiranës ndaj gazetarëve të shtypit të shkruar, rastet që lidhen me qytetarë, subjekte, por shpesh edhe me nëpunës të administratës dhe zyrtarë të lartë politikë. Shpeshtimi i këtyre rasteve, shpreh një klimë të rrezikshme dhe kërcënuese të marrëdhënieve me gazetarët dhe mediat e lira”, thuhet në deklaratën e UGSH.

Padia në fjalë lind nga një dokument që Shaban Memia u dërgoi mediave kur vendosi të shkarkonte kreun e ALUIZNIT-t në Tiranë, Ferdinand Shehun. Në dokument thuhej se Shehu kishte qenë spiun i komunizmit dhe përkah emrit të tij ishin edhe disa emra të tjerë, mes tyre edhe ai i Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri.

Gazetarja Lindita Çela ka cituar këtë dokument, njësoj siç kanë bërë edhe media të tjera. Por pesë muaj pas botimit të dokumentit ajo është paditur. Gazetarja pretendon se padia është ngritur pasi ka publikuar disa shkrime kundër Kryeministrit Berisha, që kanë lidhje me tentativën e tij për të “blerë” vizitën tek familja e Hekuran Dedës, vrarë në protestat e 21 janarit 2011 përpara Kryeministrisë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë