Kryeminstria ka marrë masat për të parandaluar incidentet gjatë protestës që do të mbahet nga opozita ditën e nesërme. Shërbimet e kryeministrisë kanë ndërtuar një skelë në derën e saj kryesore, të mbuluar me një rrjet mbrojtëse, në rast sulmi nga protestuesit.
Protesta e nesërme do të mbahet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërkohë që Policia e Shtetit ka paralajmëruar se ka informacione se disa persona të inkriminuar do të përpiqen të ushtrojnë dhunë gjatë saj.
Ndërkohë që kreu i qeverisë nuk do jetë në zyrë gjatë ditës së shtunë, pasi siç është njoftuar do të jetë në një takim me qytetarët në Vlorë.