Kryeministrja britanike May i 'mbijeton' mocionit të mosbesimit

Kryeministrja britanike May i 'mbijeton' mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi, i cili u hodh në votim nga anëtarët e partisë së saj për mënyrën se si ajo po e trajton Brexit.

200 deputetë konservatorë votuan pro qëndrimit të saj në krye të partisë dhe 117, ndërkohë që për shkarkimin e saj duheshin të paktën 159 vota. Tashmë kryeministrja Theresa May është imune nga një sfidë lidershipi për plot një vit.

Mocioni i mosbesimit u shkaktua nga 48 deputetë të saj të zemëruar ndaj politikës që ajo po ndjek ndaj Brexit në një kohë që Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019. Kjo si rezultat i referendumit të mbajtur në vitin 2016.

Theresa May është në krye të Partisë Konservatore që prej 11 korrikut të vitit 2016 dhe është në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe që nga 13 korriku i 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë