Kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe? Kjo është e para deputete konservatore që hyn në garë

Kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe? Kjo është e para deputete konservatore që hyn në garë

Penny Mordaunt

Penny Mordaunt është bërë deputetja e parë që hyn në garë për të zëvendësuar Liz Truss si kryeministre pas dorëheqjes së saj dje. Udhëheqësja e Commons njoftoi kandidaturën e saj në një postim në Twitter të premten pasdite, duke thënë se kolegët konservatorë i kishin kërkuar asaj të qëndronte.

Mordaunt, e cila doli e treta në garën e fundit të lidershipit pas Truss dhe Rishi Sunak, shkroi:

 "Jam inkurajuar nga mbështetja nga kolegët që duan një fillim të ri, një parti të bashkuar dhe udhëheqje në interes kombëtar. Unë po kandidoj për të qenë kryetarja e  Partisë Konservatore dhe kryeministrja juaj për të bashkuar vendin tonë, për të përmbushur premtimet tona dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme."

Deri më tani, 18 deputetë kanë deklaruar publikisht se do ta votojnë atë.


Lajmi kryesor:

Dorëheqja e Liz Truss, opozita kërkon menjëherë zgjedhje të përgjithshme në Britani! Ja kush janë pretendentët për kryeministër


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip