Kryeministrja e Serbisë: Do të flas në Tiranë me Ramën për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, e cila do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të zhvillohet me liderët e Rajonit, në një intervistë për mediat serbe tha se me kryeministrin Rama do të diskutojë për nismën e Open Balkan. Sipas kryeministres së Serbisë, pavarësisht deklaratave, ajo mendon se Rama nuk është kundër nismës së Open Balkan, e shtoi se e ardhmja e kësaj nisme do të jetë më e ndritur.
“Pavarësisht disa deklaratave, nuk besoj se Rama është kundër nismës Ballkani i Hapur, mendoj se për këtë ka folur në konferencën e fundit për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Besoj se e ardhmja e saj është e ndritshme dhe e sigurt dhe që edhe vendet e tjera të rajonit t'i bashkohen kësaj nisme”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së një gazetari për të ardhmen e Open Balkan, gjatë një takimi në Preshevë.
Sipas saj, Open Balkan është një iniciativë autoktone dhe jashtëzakonisht praktike, sepse çdo projekt që bëhet në kuadër të saj ka një aplikim specifik dhe drejtpërdrejt ndjehen përfitimet e tij për ekonominë dhe qytetarët.
“Ky është vetëm fillimi dhe nëse shihni shkëmbimin e ndërsjellë të mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, harmonizimin e procedurave doganore dhe fitosanitare, shkurtimin e kohës së pritjes në pikat kufitare, qytetarët dhe ekonominë do të na detyrojnë jo vetëm neve, por edhe gjenerata e ardhshme e politikanëve të vazhdojë me këtë iniciativë dhe ta zgjerojë atë”, tha Brnabić.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin serb, Garda ndërhyn për t'i ndarë
25 Nëntor, 13:56
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
Jo mi jo.po para ca kohesh shqiptaret ishin njerez te zbeitur NGA Mali QE sbisedoje dot a te q... Rracen
Përgjigju