Kryeministrja e Serbisë: Zyrtarët e Serbisë s’e kanë vendin në Srebrenicë, të ndiqen penalisht ata që sulmuan Vuçiç-in pasi është skandal
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimore atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që, gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në Bosnje dhe Hercegovinë sot u shënua përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë. Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.
“Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç – atëherë kryeministër – i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Bërnabiç për Televizionin Prva të Serbisë.
Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin ndaj Vuçiçit, çfarë do të thotë se “diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”.
“Shpreh keqardhje të madhe, sepse një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Srebrenicë dhe nuk kam asnjë problem të shpreh respekt për të gjitha viktimat”, tha Bërnabiç.
Në korrik të vitit 2015, Vuçiç mori pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.
Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990, Vuçiç ishte zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e cila kishte formacionet e saj paraushtarake në fushat e betejës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.
Vuçiç ishte pjesë e kësaj partie deri në vitin 2008, kur formoi Partinë e tij Përparimtare Serbe, e cila sot mban pushtetin në Serbi./REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital
26 Mars, 15:51
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51
-
Non grata si Berisha/ Dodik shkon në Izrael edhe pse është në kërkim nga Bosnje-Hercegovina
26 Mars, 13:43
-
Enver Robelli: Studentët serbë duan ta rishkruajnë historinë me manipulime
25 Mars, 21:57
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë
25 Mars, 17:04
-
Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s në 1999: Disa duan të bëjnë luftë, i bezdis suksesi ynë! Dodik: Padrejtësi, asnjë përgjegjës për to
25 Mars, 14:04
-
Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
25 Mars, 12:56
-
‘Lista Serbe, shkop në duart e Aleksandër Vuçiçit’! Çfarë nënkupton 'Lëvizja për Popullin dhe Shtetin' për serbët nga Kosova?
25 Mars, 08:49
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut krah Dodik në përvjetorin e agresionit të NATO-s në Serbi, BDI poston foton: Akt i turpshëm dhe provokim
24 Mars, 22:35
-
10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për ndikimin rus në Ballkan
24 Mars, 21:25
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
24 Mars, 20:56