Kryeministrja serbe: Autonomi
për pjesën veriore të Kosovës

Kryeministrja serbe: Autonomi<br />për pjesën veriore të Kosovës
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodh me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Brnabic, në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, tutje ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit.

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vet Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”, 

Rusia është po ashtu përkrahësi më i madh i Serbisë në raport me mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, po ashtu ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ka deklaruar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiq, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.

“BE-ja është atje ku ne po shkojmë – kjo është e qartë”, ka thënë Brnabic.

“Kemi marrëdhënie emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe religjionit. Ka shumë njerëz në Serbi që Rusinë e konsiderojnë si vëllanë tonë të madh, mbrojtësin tonë”.

Ajo thotë se këto ndjenja nuk mund të mos merren në konsideratë, “por rruga jonë strategjike është BE-ja”.

Kjo deklaratë e Brnabiqit është më e qarta e bërë ndonjëherë nga ndonjë lider serb për sa i përket të ardhmes së këtij vendi.

“Pavarësisht nëse do të jemi krejtësisht gati për anëtarësim në BE më 2020, sërish do të varet nga gatishmëria e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj”, ka thënë ajo, duke shtuar se Qeveria do të ndihmojë në promovimin e qëllimit në mesin e opinionit skeptik. Pak më pak se gjysma e serbëve - 47 për qind – mbështesin anëtarësimin në BE, sipas një sondazhi të realizuar nga Zyra Serbe për Integrim Evropian dhjetorin e fundit.

Bloomberg shkruan se Vuçic, si president i Partisë Progresiste Serbe, që qeveris me vendin, ende ka ndikim ndaj qeverisë së Brnabicit pavarësisht se ka kaluar në rolin ceremonial të Presidentit. Vuçiq kishte refuzuar t’i bashkohej BE-së për sanksione kundër Rusisë për shkak të Ukrainës, një qëndrim të cilin Brnabiq nuk mund të thotë se do ta vazhdojë nëse rrezikon anëtarësimin në BE.

“Nuk mund të komentoj për këtë momentalisht sepse në Ballkan është shumë vështirë të përkushtohesh ndaj diçkaje”, ka thënë Brnabic, 41 vjeçare, e shkolluar në SHBA dhe Britani dhe e pavarur politikisht.Koha net

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin