ELBASAN – Pas një hetimi 1-mujor, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë finalizuar operacionin “Trojas”, duke çuar në pranga dy persona ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Ligjërim  Qosja,   28 vjeç,  banues në  fshatin   Shalës  Cerrik,   i  dënuar   më  parë  në  shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes”, autori kryesor i vjedhjeve dhe Analdo  Balashi,  18 vjeç,   banues  në  fshatin   Shalës  Cerrik, i cili ishte bashkëpunëtor. Ndërkohë   po  punohet  ipër  kapjen  e   E.G.,  19 vjeç,  banues  në  Cerrik.

Nga  hetimi  i  deritanishëm  ka  rezultuar  se   këta  shtetas,  në  bashkëpunim  me  njëri-tjetrin    dyshohet  se  kanë   kryer  ngjarjet  si  më  poshtë:
1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E ,  ngjarje  e ndodhur më datë  08.10.2015.
 
2- Vjedhje  me dhunë  e karburantit  në fshatin Trojas - Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.
 
3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M     ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.
 4- Vjedhje me dhunë  ,  e  Karburantit “Kastrati”  nga  dy  persona  të  maskuar  në rrugën  automobilistike  të  fshatit  Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit  A. D,   ndodhur  më datë  25.11.2015
 
Specialistët   për   krimet   e  Rënda  ushtruan  një  kontroll  në  banesën  e  shtetasit  Ligjërim  Qosja,  ku  u  gjetën    dhe  u    sekuestruan   në   cilësinë  e  provës materiale:
Një   pushkë  model -56  me Nr 45690, me 6 copë fishekë, 
Një thikë, 
Dy   maska. 
Dy  Aparate  celular   tip   “NOKIA” 
Një   Aparat   celular   tip  “LG” 
Rrobat  e   përdorura  në  ngjarjet  e  ndodhura. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)