Goditet makthi i vjedhjeve të motorëve në Tiranë dhe Shkodër. Zbulimi ka ndodhur krejt rastësisht, ndërsa mëngjesin e së hënës, janë kapur në kushtet e flagrancës sapo kishin kryer vjedhjen me thyerje të një dyqani në qytetin e Shkodrës. Policia e qytetit verior ka bërë të mundur arrestimin e katër hajdutëve dhe përgjatë në shumë se 24 orësh hetime dhe verifikime është bërë e mundur të zbulohet rrjeti që përbëhej nga 7 persona, të gjithë të komunitetit rom.