ELBASAN – 18 shoferë automjetesh janë gjobitur njëherazi nga policia pasi kanë kryer parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.
Këta shoferë janë gjobitur secili me nga 3 000 lekë.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", ju informojmë se:
Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor”,-njofton policia.