1770045963_dtuiopo.jpeg

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka dalë kundër kryedemokratit Sali Berisha, për vendimmarrjen e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në komisionet për reformat. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Bozdo ka deklaruar se PD duhet të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale, pavarësisht se sipas tij PS do të veprojnë sipas planit të tyre.

Sipas Bozdos, pjesëmarrja e PD-së në Komisionet për reformat është e rëndësishme që opozita të prezantojë aty pikëpamjete veta në raport me çështje të caktuara.

“Që ata do bejnë çfarë duan ata, ne këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesemarrjme tonë për të ‘grisur’ reformën që kanë bërë deri më sot. Kemi gjithë argumentet dhe ekspertizëm më të mirë për ta hedhur poshtë ç’ka ata kanë bërë. E dyta me rëndësi është modeli që ne propozojmë. Kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve. Pastaj në një çast të caktuar nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi, ne mund të tërhiqemi”, ka deklaruar Bozdo.


Lajmi kryesor:

Deklaroi bojkotin te ‘Territorialja’, Berisha sprapset pas presionit të deputetëve! Boçi: Do marrim pjesë në Komision! Report Tv zbardh debatet në mbledhjen e grupit