Pas shkarimit të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Irdjan Iljazaj nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka konfirmuar shkarkimin.
Gjonaj bëri me dije se pas verifikimeve të kryera në Hipotekën e Durrësit u shkarkuan edhe dy specialistë.
“Për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës, është bërë verifikimi i rastit. Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1-2. Kjo zyrë ka qenë në inspektim. Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar të gjithë zyrës së Hipotekës. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje. Do të marrim të gjitha masat për të gjithë ata që shkarkohen sot. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit,"-tha Gjonaj.
Më tej, në deklaratën e saj për shtyp, Gjonaj njoftoi gjithashtu se në fillim të muajit janar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka referuar në prokurori materialet për dy drejtues të IEVP Rrogozhinë, për shpërdorim detyre, përkatësisht për drejtorin e burgut dhe Shefin e Policisë së këtij burgu.
"Në fillim të muajit janar, nga policia ka referuar 23 raste për shpërdorim detyre dhe për korrupsion nga shërbimi i Burgjeve. Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë mori masën e shkarkimit për dy drejtorët e burgjeve,"- e mbylli Gjonaj.
Iljazaj u shkarkua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ "Fiks Fare" teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari. Drejtori i ishte drejtuar qytetarit me fjalët “meqë u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”, duke refuzuar t’i përgjigjet shqetësimit të qytetarit. (SHIKO KËTU)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill, 20:50
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor 2023, 19:26