Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

Në pranga janë vënë 66 vjeçari me iniciale M. K., 36 vjeçari E. Ç. dhe 26 vjeçari me iniciale J. Ç.  Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë të Skraparit dhe dyshohet se gjatë gjuetisë 26 vjeçari J. Ç., është plagosur në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Armëmbajtja pa leje”.