Kryenin vjedhje nëpër banesa në Tiranë, në pranga një 19-vjeçar dhe një në kërkim

Kryenin vjedhje nëpër banesa në Tiranë, në pranga një 19-vjeçar dhe një në kërkim

Makinë policie

Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një 27-vjeçar u shpall në kërkim pasi kryenin vjedhje nëpër banesa në bashkëpunim me njeri tjetrin.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë kryer tre vjedhje në kryeqytet, ku policia i kapi menjëherë në flagrancë pasi kishin kryer të tretën.

Policia njoftoi se L. Q., 19 vjeç dhe K. K., 27 vjeç, të dy  banues në Tiranë, u kapën në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet.

Njëra me 17 maj në rrugën "Dritan Hoxha", ku dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë; tjetra më 10 qershor në rrugën "Miqësia", ku dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.

Pas disa hetimeve, policia ka dalë në konkluzionin se ata mund të jenë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa.

Operacioni i quajtur “Windows” u finalizua nga komisariati i Policisë nr. 5, Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë