Kryeopozitari rus Navalny akuzon: Putin më helmoi! Kreu i Duma-s: Ai është spiun i perëndimit

Kryeopozitari rus Navalny akuzon: Putin më helmoi! Kreu i Duma-s: Ai është spiun i perëndimit

Alexei Navalny në spital me mjeket

Krye opozitari rus Alexei Navalny në një intervistë për prestigjiozen gjermane Der Spigel, tha se pas helmimit të tij më 20 gusht qëndron presidenti rus Vladimir Putin.

Megjithatë krye opozitari theksoi se ai nuk frikësohej për këtë gjë dhe do të bënte çdo gjë për të mbrojtur liritë.

“Unë deklaroj se pas helmimit tim qëndron Putin dhe unë nuk kam asnjë version tjetër të asaj që më ka ndodhur" - tha Navalny për Der Spiegel, në një intervistë e cila do të transmetohet gjatë ditës së sotme.

Navalny, u dërgua në Berlin nga Russia pasi u ndje keq gjatë një fluturimi nga Tomski në Moskë.

Ai mori një trajtim mjekësor në spitalin Charite të Berlinit për 32 ditë, ku pas studimeve dhe analizave të shumta në gjakun e tij u gjetën gjurmë të një agjenti nervor sovjetik Novichok. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Rusi/ Kreu i Parlamentit: Navalny është horr dhe spiun i perëndimit

Kundërshtari i Kremlinit zyrtar Alexei Navalny nuk është kthyer ende në atdheun e tij, por dueli në distancë me Presidentin Vladimir Putin tashmë ka rifilluar.

Nga Gjermania ku ai u shtrua në spital për tu kuruar për shkak të efekteve të asaj që tre laboratorë evropianë e gjykuan të jenë helmim nga agjentët nervorë, Navalny veçse e akuzoi presidentin rus si urdhërues të vrasjes së tij por edhe ka bërë të ditur se nuk do t'i japë Putin ‘dhuratën’ e mos riatdhesimit.

Volodine: Navalny është spiun, punon për shërbimet perëndimore

Disa orë pas deklarimit të Navalny, presidenti i Duma-s, Viatcheslav Volodine akuzoi Navalny si spiun për shërbimet sekrete perëndimore, duke shtuar, pa specifikuar se si dhe kur, se Putini i kishte shpëtouar atij jetën.

"Navalny është i paturpshëm, ai është një horr - tha ai - Putini i shpëtoi jetën. Tani është e qartë se Navalny punon për shërbimet sekrete dhe autoritetet e vendeve perëndimore".

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Berlinit po bëhen gjithashtu më të ftohta pas ndërhyrjes së ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas në OKB ku ai tha se tentativa për vrasjen e kryeopozitarit rus është "shkelje e ndalimit të përdorimit të armëve kimike të tilla si ajo e gjetur në helmimin e Navalny” Ai tha se “Ky është një problem për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare".

Sidoqoftë, autoritetet ruse gjithmonë i kanë mohuar, duke bërë hipoteza nga më të ndryshmet mbi shkaqet e sëmundjes.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • K.m.: 01/10/2020 12:46

    Vetem te jete gomar putini dhe te jete marre me helmimin e ketij navales.njehere tha se me helmuan ne kafene e aeroportit me filxhan çaji.kur u zgjua nga gjumi pas 10 ditesh tha se me helmuan ne hotel me shishe plastike uji.dhe gjermanet nga spitali zbuluan pas kaq ditesh shishen plastike te ujit.dmth.specialisti putin e helmoi dhe la gjurmet qe te zbulohej pas 10 ditesh.variante si ato ne shqiperi alla berishe:-"e vrau fatos nano dhe fatos klosi."

    Përgjigju
  • LORA: 01/10/2020 12:15

    E kush tjeter,vec Putinit,mund te urdheronte helmomin e rivalit te tij kryeopozitar Navalny ??? Eshte krejt i qarte helmimi ,qysh prej dites qe Bota e mori vesh komen e papritur te Navalny ,tuj qene shendoshe e mire.Qofte ky burre shpresa e permbysjes se pushtetit te kobres helmuese te njerezimit, Putin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim