Nikolla, mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë: Kulturës, praktikave dhe sponsorëve të pandëshkueshmërisë u ka ardhur fundi

Nikolla, mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë: Kulturës, praktikave dhe sponsorëve të pandëshkueshmërisë u ka ardhur fundi

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla

Me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur sot nëpërmjet një mesazhi, mbështetjen e vendosur të Kuvendit për reformën në drejtësi.

“Kuvendi ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqimisht avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi. Po i përgjigjemi kërkesës së qytetarëve për një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe të ndershëm. Një sistem që bën drejtësi dhe nuk shet e blen drejtësi. Një sistem që vetëvepron dhe ndëshkon të gjithë shkelësit e ligjit dhe që me shembullin e vet dëshmon se kulturës, praktikave dhe sponsorëve të pandëshkueshmerisë u ka ardhur fundi. Një sistem që udhëhiqet nga Kushtetuta, interesi publik dhe nevojat e zhvillimit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, shkruan Kryeparlamentarja Nikolla.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë