Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një avion ambulancë i ushtrisë u nis nga Greqia për në Tiranë për ta marrë kryepeshkopin në spital drejt Athinës. Sipas informacioneve, Janullatos ka simptoma t ëlehta.

Në 27 qershor Kryepeshkopi 91-vjeçar u operua në zemër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
Mesazhi i Janullatos përpara se të nisej për trajtim në Greqi: Nëse jetojmë e nëse vdesim, të Zotit jemi

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos ka lënë një mesazh prekës para ikjes në Athinë. Ai mbërriti në spitalin Evangelismos i futur brenda një kapsule.

Janullatos thotë se pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë e Perëndisë teksa kërkon mos krijohet shqetësim.

Në fund me një fjali prekëse ai thotë se edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi.

"Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi", tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.

Ora 22:55
Pamjet kur Kryepeshkopi Janullatos mbërrin në spitalin grek brenda një kapsule

Ky është momenti kur kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos ka mbërritur në Greqi.

Nga pamjet, Janullatos ka mbërritur në Greqi i kapsuluar. Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus më herët gjatë ditës së sotme. Mësohet se ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.