Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka vlerësuar rolin dhe kontributin që Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorive në rrethe kanë bërë gjatë trajtimit të viktimave duke i njohur ato me të drejtat e tyre. Koordinatori i viktimave është në përbërje të strukturave organike të zyrave të prokurorive e sjellë me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, nga Programi i Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, (OPDAT).
Duke ofruar mbështetje për punën e Koordinatorit të Viktimave, Çela vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka koordinatori i viktimave në raport me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në njohjen dhe garantimin e të drejtave të viktimës, si subjekte të reja dhe proaktive. Ai vuri theksin në kontributin që koordinatorët e viktimave pranë zyrave të prokurorive në rrethe kanë në funksion të ndërtimit të një sistemi drejtësie efikas, nga i cili përfiton e gjithë shoqëria.
Këshilltarja Ligjore e programit OPDAT, Michelle Lakomy diskutoi angazhimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në mbështetjen për forcimin e rolit të koordinatorit të viktimave pranë Prokurorive, si një garanci për mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe nevojën e trajnimit të tyre por edhe të prokurorëve.
Duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të OPDAT për Prokurorinë e Përgjithshme dhe sistemit të drejtësisë, Këshilltarja Ligjore Lakomy gjatë takimit, u dorëzoi koordinatorëve të viktimave 30 laptopë, si pjesë e ndihmës teknike që ofron OPDAT.
Gjatë takimit u zhvilluan prezantime të rasteve dhe gjetjeve të punës së koordinatorëve të viktimave me një vëmendje të veçantë në zbatim dhe në përshtatje me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.2%
-
Jo
79.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, debate dhe shqetësim mbi numrin e lartë të personave në paraburgim
4 Mars, 20:01
-
KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme! Katër vijnë në Tiranë dhe një shkon në Elbasan (EMRAT)
3 Mars, 20:00
-
Zgjedhjet/ Celibashi, Dumani dhe Çela nënshkruajnë protokollin e përbashkët: Synohet parandalimi, identifikimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me zgjedhjet
27 Shkurt, 12:37
-
Hetimi i krimeve zgjedhore/ Përgjimet, monitorimi në terren dhe i votës së diasporës! Çfarë parashikon SPAK e Prokuroria për zgjedhjet e 11 majit?
21 Shkurt, 09:18
-
SPAK i përgjigjet Ramës, publikon strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor! Ja 4 piketat kryesore, mes tyre monitorim mediave dhe rrjeteve sociale
20 Shkurt, 16:28
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Përgjithshme udhëzues për hetimin e krimeve elektorale, prioritet verifikimi i figurës së kandidatëve! Me policinë sigurohen vëzhgime e përgjime (DOKUMENTE)
19 Shkurt, 10:34
-
Krimet zgjedhore/ Celibashi e Çela dakordësi, prokurorë në zyrat e KQZ deri në numërimin e votave
11 Shkurt, 11:51
-
Prokurori Çela takim me kryepolicin Proda: Masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore
5 Shkurt, 12:45
-
PD i ‘troket’ në derë Olsian Çelës: Heto krimet elektorale të 11 majit! Strategjia e SPAK? Asnjë lëvizje për denoncimet tona
31 Janar, 15:08
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda Pustina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’
30 Janar, 15:21
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52