Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, emri i Markut i lakua si më potenciali dhe favoriti për marrjen e këtij posti. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, tha se në Kuvend të hënën do të shkojnë dy emra, ai i Ferdinand Elezit dhe i Arta Markut, ku do të zgjidhet kjo e fundit. "Të hënën do të kemi vetëm dy emra, sepse një deputet nuk mund të firmosë dy herë. Ata janë Elezi dhe Marku, dhe fituese do të Arta Marku", tha Rusta.
Nga ana tjetër, gazetari i Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, ka sjellë detaje të reja në lidhje me pasurinë e tre kandidatëve, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Ligjeve si të përshtatshëm për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm, pasi plotësonin kushtet.
Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’, gazetari Doçi tha se kandidatja Arta Marku është kandidatja më favorite për të marrë postin e Kryeprokurotit të Përkohshëm, ndërsa deklaron një pasuri të natyrshme dhe normale, me tre pasuri të paluajtshme dhe dy apartamente banimi. Ndërsa, kandidati Ferdinand Elezi bie në sy për ndryshimin e makinave
Arta Marku, prokurore në Shkodër, kandidate, 3 pasuri të paluajtshme
Dua të theksoj një detaj që e bën kandidaten Arta Marku favorite. Zonja ka bashkëpunuar ngushtë me misionin e SHBA në Tiranë, OPDAT, gjatë 7 viteve të fundit. OPDAT asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kjo reformë mban vulën e OPDAT dhe EURALIUS. Në vitin 2011, ka kryer një vizitë 3-javore në SHBA, me shpenzimet e OPDAT. Në 2014, ka marrë pjesë në të gjitha takimet e OPDAT për drejtësinë, ku ka përfituar edhe një pagesë 21 084 lekë. Nuk duhet të harrojmë se amerikanët presin arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit
Pasuria
Shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3. Depozitë 2 milionë lekë. 2003.
Apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë. Kredi 67 milionë lekë. 2007
Apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %.
Kredi për blerje pajisjesh për shtëpi, 153 600 lekë.
Kredi për shtëpi, 2 700 000 lekë, 440 824 shuma e shlyer, detyrimi i mbetur 2 483 276 lekë.
Kredi afatgjatë për shtëpi, mbyllur kredia, 2 507 128 lekë.
Paga si prokurore, 1 238 813 lekë.
Paga e bashkëshortit si Oficer i Policisë Gjyqësore në Shkodër, 885 773 lekë.
Ferdinand Elezi (Prokuror në Durrës) i pasionuar pas makinave.
Në vitin 2000, ka marrë një kredi të butë si i pastrehë me vendim qeverie, me afat 25 vjet, shuma 40 milionë lekë.
50 mijë euro kredi për zyrë noteriale.
Apartament banimi, 4 000 000 lekë në Durrës, blerë në 2007.
Zyrë noteriale në Durrës, 60 mijë euro.
Apartament 185 m2, në Durrës, 30 mijë uro.
Apartament banimi në Tiranë, 2003.
Në 2006, deklaron përfundimin e një apartamenti.
2016, ka shitur makinë benz 16 mijë euro. I ka blerë bashkëshortes makinë 13 mijë euro.
2014, shitur makinë benz, 17 mijë euro. Shitur makinë Volsvagen 10 mijë euro. Blerë benz 10 mijë euro.
2013, shitur makinë benz 12 mijë euro. Blerë benz 16 mijë euro.
2012, blerë makinë volzvagën, 3 milionë lekë.
2010, Blerë makinë benz 17 milionë lekë.
2009, blerë benz rreth 9 mijë USD, shitur në 2010, 9 mijë USD
2006, autoveturë Rover, 1 100 000 lekë, shitur 2007, 10 mijë euro.
2003, makinë Opel, shitur në 2005, për 400 000 lekë.
2016, Deklaron 10 mijë euro nga puna e bashkëshortes dhe 5 mijë USD nga puna e tij.
2015, 14 mijë euro kursime, nga paga dhe puna e bashkëshortes, e cila punon si notere në Durrës, ku deklaron rreth 40 mijë USD fitime në vit.
2010, jep shtëpinë me qira, 3 milionë lekë në vit.
Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)
2003, shtëpi 106 m2, 4.8 milionë lekë. Dyqan 72 m2. Shtëpi banimi 60 m2. Benz 1 milion lekë. Bashkëshorti farmaci, dhënë me qira, 7 mijë USD të ardhura vjetore.
2008, makinë benz 5 milionë lekë.
2010, Makinë Nisan 18, mijë euro.
2005. Para me fajde një firme ndërtimi, interesa 5 mijë USD në vit. Shkëmbim shumash dhuratë për vitin e ri dhe ditëlindje mes familjarëve, në shumat deri në 500 USD.
2006, 700 mijë lekë të ardhura nga farmacia. 750 mijë lekë nga paratë me dhëna me fajde. Dhurata për ditëlindje mes kunatave.
2016, llogari rrjedhëse 9 mijë USD. Depozitë 18 milionë lekë. Hua dhënë motrës në SHBA, 13 mijë euro, pa dokumentacion. Cash 3 milionë lekë. 8 mijë euro.
d.c./shqiptarja.com